Motorët e kërkimit janë zgjedhja më e mirë për të gjetur atë çfarë po kërkoni, por ndonjëherë ata sërish informacion jo të thelluar që nuk i përmbush pritshmëritë tona. Për këto raste ka disa “hile” të njohura që mund t’ju hyjnë në punë.
Ja disa këshilla për kërkim më efikas në “Google” (si motori më popullor i kërkimit), por shumë prej tyre funksionojnë edhe në motorë të tjerë kërkimi.
1-Fraza e saktë.
Mënyra më e thjeshtë dhe efektive për të kërkuar për diçka specifike është të përdorni thonjëzat në një frazë ose emër, për të kërkuar për ato fjalë të sakta në atë rend të saktë.
Për shembull: të kërkosh për Joe Bloggs do t’ju shfaqë rezultate për të dy emrat, Joe dhe Bloggs, por jo domosdoshmërisht të vendosura në sekuencë me njëra tjetrën. Nëse shkruani me thonjëza “Joe Bloggs”, do të shfaqqen vetëm ato faqe që përmbajnë emrin në mënyrë specifike.
2-Përjashtoni terma
Nëse fraza e saktë nuk ua nxjerr atë që po kërkoni, ju mund të përjashtoni specifikisht fjalë të caktuara duke përdorur simbolin e minusit (-).
Pra nëse shkruani “Joe Bloggs”– xhinse, do të gjeni rezultate për Joe Bloggs, por kërkimi do të përjashtojë ato rezultate për Joe Bloggs si markë xhinsesh.
3- Ose ose…
Kërkimet e parazgjedhura për tekste shfaqin rezultate me shumë fjalë. Duke përdorur termin “ose” ju mund të kërkoni për një term ose një tjetër, jo thjesht të gjithë termat. Termi “ose” mund të jetë i dobishëm për të gjetur gjëra për të cilat ju nuk jeni të sigurtë se është ashtu siç e kërkoni.
Shemull: Kërkoni Alex Hern ose Hernandez dhe do t’ju shfaqen personat vetëm me këto dy mbiemra.
4-Kërkimi sinonim
Ndonjëherë të ndihmon shumë kërkimi për një term më pak specifik. Nëse nuk jeni të sigurtë cili term do të përdoret, ju mund të përdorni kërkimin sinonim.
Duke kërkuar për plumbing-university , do të gjeni rezultate për fjalën plumbing që kanë të bëjnë me universitetet.
5-Kërkoni brënda një sajti
Motorët e kërkimit të shumë websajteve janë të varfër. You mund të përdorni Google, por do tu shfaqen një mori informacionesh. Ndërsa nëse kërkoni fjala vjen, me sajtin www theguardian.com i ndjekur nga një term specifik që ju intereson, do të gjeni rezultate vetëm nga “The Guardian”.
6-Fuqia e yjeve *
Përdorimi i yllit mund të shërbejë në vend të një fjalë të munguar, që ndoshta nuk ju kujtohet, por keni nevojë të plotësoni frazën. Gjithashtu yllin mund ta përdorni teksa përpiqeni për të kërkuar për një artikuj më pak të përcaktuar.
Pra, nëse kërkoni arkitet* do t’ju shfaqen kërkime për arkitektë, arkitekturën si profesion, mekanizmin e profesionin dhe fjalë të tjera që kanë të bëjnë me “arkitekt”.
7- Të kërkosh midis dy vlerave
Të kërkosh për një fjalë që ju afron me dy të dhëna të lidhura me njëra tjetrën është një mënyrë e mirë për t’ju përgjigjur pyetjeve.
Për shembull, nëse po kërkoni se kush ishin kryeministrat britanikë midis 1920 dhe 1950, ju mund të përdorni fjalinë “kryeministrat britanikë 1920…1950″ do t’ju sjellë rezultate për periudhën kohore midis këtyre dy viteve.
8- Kërkoni për fjalë në trup, titull ose URL-në e një faqeje.
Duke përdorur përcaktuesin cilësor në gjuhën angleze “inurl” (në URL) , ju do të kërkoni tekst brenda një url-je.
Nëse përdorni përcaktuesin “intext” ( në trekst)” do të kërkoni brenda tekstit, nëse përdorni përcaktuesin “intitle” (në titull): do të kërkoni vetëm brenda një titulli.
Për shembull, nëse kërkoni intitle: makinë, do të gjeni rezultate për fjalën makinë.
9- Kërkoni për sajte që kanë lidhje me kërkimin tuaj.
Përdorni termin percaktues “related”. Shembull: Related:theguardian.com, do t’ju shfaqë websajtet e organizatave të tjera mediatike që Google i konsideron si të ngjashme me The Guardian
10- Kombinojini websajtet.
Të gjitha këto mjete kërkimi mund të kombinohen në një kërkim të kufizuar ose të shpërndarë. Ndërsa disa prej tyre mund të përdoren vetëm rrallë, disa të tjerë janë të përdorshme në shumicën e rasteve.
Marrë nga ‘The Guardian’
Përktheu: Alteo Hysi