Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reklama qeveritare në “The Economist”: Përralla të shitura për të vërteta të pamohueshme

2016/01/19 at 1:00 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Reklama qeveritare në “The Economist”: Përralla të shitura për të vërteta të pamohueshme

Të shtunën Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes njoftoi se “revista prestigjioze The Economist, në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit”.


The Economist është me të vërtetë një revistë prestigjoze. Kushdo që e ka marrë një kopje të saj në dorë, e di se shkrimet aty zakonisht janë të shkurtra, ku dy apo tre faqe i kushtohen vetëm ngjarjeve me rëndësi botërore. Që ajo t’i kushtojë Shqipërisë tetë faqe, kjo do të thotë doemos se diçka e ngjashme me Luftën e Tretë Botërore duhet të ketë nisur nga Shqipëria.

Mjaftuan pak sekonda, një vështrim në “reportazhin” e Economist për të kuptuar se në fakt, lajmi qe që Shqipëria ka paguar tetë faqe reklamë dhe jo se “revista ka bërë reportazh”. Mbi titullin e artikullit, gazeta ka shkruar “reportazh reklamë”. Kjo do të thotë se përmbajtja e informacionit aty është reklamë e paguar nga reklamuesi.

Por ndërsa u deshën pak sekonda për të lexuar se bëhej fjalë për reklamë, për shumicën e medias shqiptare, kaq sekonda mjaftuan për të ripublikuar njoftimin me titullin e vetë njoftimit: “The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit”. (Kliko këtu për të lexuar njoftimin për shtyp). Kontrasti qe i madh pasi ndërsa media e ripublikoi njoftimin e Ministrisë si konkluzion të The Economist, një numër i stërmadh gazetarësh përdorën median sociale për të informuar njerëzit se ka një dallim mes një lajmi dhe një reklame. Dallimi është që përmbajtjen e reklamës e përgatit reklamuesi, jo gazeta. (Kliko këtu për të lexuar shkrimin reklamë të publikuar te The Economist)

Kur media nuk ka mundësi të gjykojë në mënyrë kritike mbi njoftimet për shtyp që merr, por mjaftohet vetëm me ripublikimin e tyre ashtu siç janë, ky është një sinjal katastrofe në vetvete.

Reklamë e dobët

Vetëm pasi shqiptarët filluan të tallen me artikullin reklamë dhe opozita kritikoi qeverinë për “shpërdorim fondesh”, qeveria bëri një deklaratë të dielën ku tha se reklama i kishte kushtuar taksapaguesve 36 milionë lekë (257 mijë euro). Megjithatë, parvarësisht se u pranua se kemi të bëjmë me reklamë dhe jo shkrim, qeveria vijon të këmbëngulë se reklama e paguar prej saj përbën në një farë mënyre edhe një formë gjykimi nga The Economist për realitetin e vendit tonë.

“”The Economist”, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj,” tha qeveria.

Në fakt, as kjo nuk është e vërtetë. Reklama, në rastin konkret, është përgatitur nga një agjenci marketingu e quajtur Quantum Productions. Në faqen e saj në internet, ajo thotë se është e specializuar në paketa të ngjashme në revistën në fjalë, si dhe gazetën “Financial Times” dhe “El Mundo.”

Reportazhi përmban pak fakte dhe shumë opinione pozitive për punën e qeverisë, kryeminstrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij. Ai e përshkruan Shqipërinë si një “lider të reformave në Ballkan,” dhe Edi Ramën si “i pari Kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin. ”

Publikimi i një artikulli të sponsorizuar në median ndërkombtare nuk është një risi për qeverinë shqiptare dhe as për ato të rajonit, të cilët në mungesë të rezulateve të prekshme në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian, nuk e mendojnë dy herë t’i shpenzojnë paratë e mbledhura nga taksapaguesit e tyre të varfër për të paguar kompani të shtrenjta marketingu, të cilat i sigurojnë një hapsirë mediatike për atë përdorur për qëllime propagande.

Por reklamuesit e qeverisë duket se nuk qenë lodhur shumë as për të bërë punën e tyre siç duhet. Propaganda qe paksa e ekzagjeruar edhe për standardet e vetë qeverive shqiptare. Sipas reportazhit reklamë, Shqipëria, jo vetëm që është lider në Ballkan, por ajo mund të ndihmojë Europën të ridashurohet me vlerat e saj. Dhe sipas Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, “ne po shohim përpjekjet e para të industrisë së makinave për të themeluar veten në Shqipëri”.

Këto publikime, ndryshe nga sa pretendohet nuk kanë për qëllim të impresionojnë investitorët e huaj dhe as burokratët në Bruksel, të cilët janë mirë të informuar për situatën në Shqipëri e gjetkë në rajon dhe nuk i hedhin paratë e tyre në tym thjesht se lexojnë një reklamë të shtrenjtë dhe të shkruar keq. Ashtu si në të kaluarën këto publikime synojnë një audiencë dhe lexues lokal, për të cilin liderët tanë bësojnë që do të gënjehet nga ato që shkruan një revistë e huaj për kryeminsitrin apo ministrat e tij.

Në të gjithë këtë artificë që sado duket e storëholluar është po dhe aq budallaqe dhe e cekët, ideatori, klienti dhe shpërndarsi i reklamës në formë reportazhi, bazohet në një mjet letrar, atë të pezullimit të aftësisë për të mos besuar apo dyshuar nga ana e lexuesit, që sa do i varfër dhe i pakënaqur besohet se do ta lexojë revistën nga kopertina duke i marrë ato që thuhen në brendësi për qeverinë tonë si të vërteta.  “Pezullimi i dyshimit” është një term i krijuar nga poeti dhe filozofi amerikan Samuel Taylor Coleridge, që sugjeroi i pari që, në qoftë se një shkrimtar mund të fuste mjaftueshëm ngjashmëri të së vërtetës në një tekst të shkruar, lexuesi do ishte i prirur ta besonte atë, duke e pezulluar aftësinë e tij për të gjykuar, sado përrallë të jetë informacioni i dhënë. Kjo metodë shpesh përdor injorancën apo mosdijen e lexuesit për të arritur qëllimin e saj.

Edhe pse pezullimi i aftësisë për të mos besuar prezumon që barra për të dalluar të vërtetën nga përralla bie mbi lexuesin dhe jo me artikullshkruesin, media në Tiranë zor se mund të cilësohet si e paditur ndaj formave të tilla të reklamës. Edhe në qoftë se ka pasur dje në Tiranë ndonjë redaktor me memorie të shkurtër ose miop mjaftueshëm ndaj shënimit në çdo faqe të shkrimit që ky tekst ishte reklamë, kishte mjaftueshëm kolegë që e pasqyronin si të tillë në rrjetet sociale, sa është e vështirë të besosh që ne redaksitë tona nuk e dinin që ajo që po i shisnin lexuesit ishte një gënjeshtër e trashë.

Qeveria ka detyrim ndaj taksapagueve që t’i administrojë mirë paratë publike. Media nga ana tjetër ka detyrë ndaj lexuesve të saj që ta administrojë me kujdes fjalën dhe marrëdhënien e saj me të vërtetën. Qartësisht te dyja dështuan me publikimin e të ashtuquajturit reportazh, dhe ajo që e bën më të shëmtuar këtë dështim është mënyra korporative se si këto dy pushtete, që në thelb duhet të jenë të pavarura, arritën të sillen në formë dhe përmbajte si një dhe i vetëm. Ka në thelb diçka shumë jonatyrale në këtë marrëdhënie të medias me pushtetin në Shqipëri, dhe çdo ditë e më shumë ato i ngjajnë një çifti të palumtur ku secili nga palët nuk arrin më t’i shohë gabimet e veta.  Gazetarët ankohen që politika i dhunon, ndërsa politikanët ankohen që gazetarët i gënjejnë. Mbase ka ardhur koha që këta të fundit të vendosin pak distancë midis njëri-tjetrit, në mënyra që ta shohin veten ashtu si publiku i sheh ato. /BESAR LIKMETA BIRN SHQIPERI/



Ju sugjerojmë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Para
E vërteta e përgjimit të Ilir Metës në Opinion!

E vërteta e përgjimit të Ilir Metës në Opinion!

Rita Ora dedikim nënës për ditëlindje

Rita Ora dedikim nënës për ditëlindje

Cilat janë drogërat që qarkullojnë në Tiranë? Njihuni me disa prej tyre…

Cilat janë drogërat që qarkullojnë në Tiranë? Njihuni me disa prej tyre...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
15 Qershor, 2025

Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e...

Lexo më shumë

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
15 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat...

Lexo më shumë

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
15 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com