Lufton gjenet të cilat promovojnë shtimin e peshës:
Hulumtuesit e Harvardit studiuan 32 lloje të gjeneve të cilat promovojnë shtimin e peshës, tek 12.000 individ, për të përcaktuar sa i madh është kontributi i tyre në peshën trupore. Ata zbuluan se tek ata individë, të cilët bëjnë ecje të shpejtë për të paktën 1 orë në ditë, efekti i këtyre gjeneve ishte më i vogël.
Ndikon në uljen e urisë
Një studim i ri tregon se ecja zvogëlon ndjenjën e urisë për pothuajse të gjitha produktet e ëmbla.
Ul rrezikun e kancerit të gjirit
Studiuesit tashmë kanë vërtetuar se çfarëdo forme e aktivitetit fizik ka efekte pozitive kundër kancerit të gjirit.
Lehtëson dhimbjen e nyjeve:
Disa studime kanë zbuluar se ecja zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti dhe ecja e afërsisht 10 km në javë parandalon formimin e artritit në veçanti.
Përmirëson sistemin imunitar:
Ecja mund të ndihmojë në parandalimin e gripit sezonal.