Duket edhe modeli i ri i Samsung, Galaxy S7 do të ketë funksionin e fotografive live të quajtur Vivid Photo kur telefoni të lansohet në treg.
Apple e filloi e para funksionin e fotove Live me iOS 9 në iPhone 6s dhe 6S Plus në shtator dhe tani Samsung po bëhet gati për të nisur një funksion të ngjashëm me Galaxy S7 tyre të ri.
Sipas një raporti të fundit ky tipar i ri i fotove live në Samsung Galaxy S7 do të jetë krejtësisht i ngjashëm me atë që Apple e ofron me në iPhone-ët e saj të fundit.
Samsung është ende duke punuar në në Vivid Photos, dhe pritet që ky funksion të prezantohet në një konferencë shtypi.
Kompania pritet të nisë linjën e re të modeleve S7 muajin e ardhshëm, dhe konfirmimet e fundit thonë se kompania jugkoreane do të ketë tre modele në treg, S7, S7 Edge dhe S7 Edge +.