Fabio Quagliarella rikthehet të flasë për ish ekipin e tij Napoli pas më shume se 8 vitesh prej largimit të tij. Sulmuesi ka folur për shkaqet e largimit që sollën shitjen e tij tek Juventus, të cilat sipas tij ishin vërtetë absurde dhe të pavërteta.
Lojtari ka zbuluar faktin se ai është larguar nga disa letraanonime që e akuzonin si pedofildhe si pjesëtar të klani “Camorra”:
“Jam i bindur se shitja ime tek Juventus erdhi si pasojë e disa letrave anonime të mbërritura tek presidenti Aurelio De Laurentis. Këto letra më akuzonin mua se isha pedofil dhe se isha gjithashtu një anëtar i mafies “Camorra”.
Në vitin 2006 njoha një djalë i cili më tha se ishte i aftë të më rregullonte telefonin dhe llogarinë time në “Messenger” pasi pasëordi kishte kaluar në duar të gabuara. Për këtë gjë djali më kërkonte autografe, fotografi me të dhe fanella të ekipit. Me kalimin e kohës këto kërkesa u bënë më të shumta dhe mund t’i kem dhënë atij djaloshi mbi 20 fanella të miat të Napolit, raporton albeu.com.
Më pas filluan letrat anonime ku shkruan se unë isha pjesë e mafias dhe se kisha marrë pjesë në orgji dhe se isha pedofil. Këto gjëra shkaktuan edhe kërcënime, të cilat mbërritën deri tek babai dhe e fejuara ime”, mbylli deklaratën e tij sulmuesi aktual i Torinos.