Lirohen 126 pengjet që mbaheshin në hotelin “Splendid” në Ouagadougou në kryeqytetin e Burkina Fasos, ku mbetën të vrarë të paktën 20 persona.
Ministria e Brendshme e Burkina Fasos tha se forcat e sigurisë i kanë vrarë tre persona të armatosur dhe ende po i vazhdojnë kërkimet në hotelet e afërta për të qenë të sigurt nese nuk ka militantë të tjere te fshehur. Pas depërtimit të militantëve në hotel dhe në kafene, mbrëmë vonë, janë vrarë së paku 20 vetë dhe 33 të tjerë janë plagosur.