Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurva Hyjnore

2016/01/16 at 11:50 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Nga Edison Ypi –


Shqipëria ka pasur me shekuj vetëm një lloj femre; një sokoleshë të pa përtuar shtëpie, pune, lufte, një pjellore djemsh; tre në shtëpi, një për dore, një mbi shpinë, një në mitër. Prej atëhere ka mbetur cilësimi makabër “Burrneshë”. Më vonë, Shqipëria, kjo Kuti Pandore gjithmonë e hapur që s’rresht së habituri botën, ka nxjerrë në shesh një koleksion të pafundëm femrash;

Regjimentet e të pabukurave “të ndershme” që godasin me heshta të helmatisura të bukurat “e përdala”. Bukuroshet erotomane. Zonja të rënda, që provuan të kenë të drejta të barabarta me burrat – por përfunduan si rruar qethur me brisk Europe. Bejleresha të hirshme që shpresuan të martohen me princër të kaltër – dhe e ngrysën jetën të internuara nëpër baltovina. Madama të sofistikuara që këndonin bukur dhe luanin në piano muzikë serioze – por u cilësuan rruspie. Hanko të serta dhe të squta që studiuan nëpër universitete dhe u bënë shkencëtare – për të rrotulluar mullinj ere. Hanëme inteligjente dhe të kultivuara që dinin të bënin muhabete të zgjedhura, që pinin verë në muzg me gotën në parvaz të dritares duke pritur kalorës imagjinarë mbi kuaj me flatra – që këtyre anëve s’u panë kurrë.

Ka pasur me shumicë edhe shoqe komuniste, shkërdhata shpirtthata rradhështrënguara hendekhedhura, që shpërndanë trakte, dolën partizane, dhe pasi u shkartisën me mzata si vetja, u bënë telendare të paepura, flamurtare të devotëshme të luftës vllavrasëse të klasave, spiune, denonciatore, shkruajtëse letrash anonime, buçe mbledhjesh, zagare plenumesh, kodoshe kongresesh.

Ka pasur pra, dhe ka, femra Shqipëria.

Por jo si Heroina ime.

Që nuk shpërndau trakte. Nuk doli partizane. Nuk punoi me rendimente të larta nëpër fabrika të pista, diga dhe hidrocentrale me fjetore me morra. Nuk shkroi vargje. Nuk i ra pianos. Nuk këndoi. Nuk u martua, si bënë shumica e femrave tona, të cilat, për të mos mbetur xitela, në ngut e sipër muarën burrin e gabuar, dhe pollën bastarda.

Heroina ime ishte krejt ndryshe. Ajo qe e vetmja Femër shqiptare që madhështinë nuk e ka të komplikuar dhe të stisur nga propaganda, por të thjeshtë dhe të vërtetë. E rrethuar nga të gjitha anët me piskama bolshevike, zhul proletar, katastrofa kinse fitore, shëmti’, spiunllëk, urrejtje, cmirë, zili’, vllavrasje, Heroina ime bëri tjetër gjë. Pakrahasimisht më të dobishme dhe më të bukur se qindra hidrocentrale, mijëra uzina, miliona fabrika; Bëri Dashuri, vetëm Dashuri, asgjë tjetër.

Heroina ime ishte një kurvë e quajtur Ganimete Cuka, e cila vari veten bashkë me të ëmën kur e internuan në një fshat të Myzeqesë në një kasolle të pisët pa u gdhirë e nesërmja.
Nëpër burgje dhe internime kishte me mijëra, meshkuj dhe femra. Një numur prej tyre, të shumtët burra, atje në internim mes baltrave dhe urisë, atje në burg nga qelia duke u dridhur nga të ftohtët, i dërgonin letra lutëse poshtëruese diktatorit, i uronin jetë të gjatë, ditëlindjen, festat.

Mundej edhe Ganimete Cuka të gjallonte në atë fshat myzeqar brenda asaj barrake të pisët, por nuk e bëri.

Po ta dija se ku e kanë groposur, do t’ja mblidhja kockat, do t’ia pastroja nga balta, do t’ia ngjisja, do bëja një skelet, do ta reincarnoja, dhe Ganimeten do ta merrja për grua.
U kemi ngritur këngë lavireve. U kemi bërë filma fëlliqësirave. Kemi gdhendur nëpër mozaike kolerat. T’i ngremë një shtatore në mes të Tiranës, më të mirës dhe më të bukurës së të tëra femrave tona, kurvës hyjnore Ganimete Cuka.

Edison Ypi



Ju sugjerojmë

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
Bota

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

31 Korrik, 2025 10:33 pm
Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
Sport

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

31 Korrik, 2025 9:56 pm
Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
Aktualitet

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

31 Korrik, 2025 9:16 pm
Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
Bota

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

31 Korrik, 2025 9:11 pm
Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Para

Ja si ndikon ndarja në personalitetin tuaj

Ja çfarë bën Era Istrefi në 4 të mëngjesit

Ja çfarë bën Era Istrefi në 4 të mëngjesit

Video/ Lirohen 126 pengjet në Burkina Fasos

Video/ Lirohen 126 pengjet në Burkina Fasos

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA

Urdhri i ri/ Trump synon të ulë çmimet e barnave në SHBA
31 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka publikuar letrat që u ka dërguar 17 drejtuesve të kompanive...

Lexo më shumë

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës

Rekordi i transferimeve në Turqi, Osimhen prezantohet te kampionët e Super Ligës
31 Korrik, 2025

Galatasaray ka bërë goditjen më të madhe në historinë e futbollit turk duke firmosur me sulmuesin nigerian Victor Osimhen. Kampionët...

Lexo më shumë

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës

Pallati i Kongreseve kalon në administrim të Ministrisë së Kulturës
31 Korrik, 2025

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste

Izraeli sulmon Hezbollahun: Nuk do të ketë rikuperim të organizatës terroriste
31 Korrik, 2025

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore ndaj vendeve që përdoren nga Hezbollahu për të prodhuar dhe ruajtur raketa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com