Drejtori i Oshee Pogradec eshte goditur paraditen e sotme rreth ores 11 ne ambjentet e Oshee ng nje ish punonjes i ketij institucioni,i cili ishte shkarkuar nga puna ne muajin Tetor.Polica njoftoi arrestimin e ish elektricistit njekohesisht edhe faturist.
Njoftimi i Policise:
“Godet për shkak të detyrës, përgjegjësin e Zyrës së OSHEE-së. Arrestohet në flagrancë, një shtetas.Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë kapja dhe arrestmi në flagrancë i shtetasit : Spase Kaçorri, 56 vjeç, banues në Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, sot në lagjen nr 1, në ambjentet e brendshme të Zyrës së OSHEE në Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, përgjegjësin e Zyrës së OSHEE- së, shtetasin A.H, 61 vjeç, banues në Pogradec”.