Sipas një studimi të fundit teoria se kanabisi ul inteligjencën duket se ishte vetëm një mit.
Janë studiuar 2235 fëmijë duke vëzhguar performancën e inteligjencës dhe atë në shkollë gjatë moshës 15 dhe 16 vjeçare.
Studiuesit kanë shkruar në “Journal of Psycopharmalocogy” duke thënë:
“Ne i kemi studiuar lidhjet e konsumimit të kanabisit tek adoleshentët dhe kemi zbuluar se ata që kanë përdorur kanabis 50 herë nuk kanë pasur ndonjë ndryshim në inteligjencë apo në nota të shkollës”.
Por, të njëjtën gjë nuk e kanë thënë për pirësit e duhanit, pasi që kanë gjetur lidhje të ndryshme se pirja e duhanit ndikon në inteligjencën e adoleshentëve si dhe në notat e tyre në shkollë.