DIYARBAKIR – Si pasojë e një sulmi ndaj një komisariati të policisë së rajonit Çinar në qytetin Diyarbakir të Turqisë humbin jetën 5 persona dhe plagosen 39 të tjerë, raporton Anadolu Agency.
Në një deklaratë të publikuar nga prefektura theksohet se anëtarë të organizatës terroriste mbrëmë gjatë orës 23.30 me një mjet të ngarkuar me lëndë shpërthyese kryen një sulm duke shpërthyer automjetin ndaj një ndërtese të shërbimeve publike të komisariatit dhe ndërtesës ku banonin punonjësit e policisë së rajonit Çinar në qytetin Diyarbakir.
Në deklaratë ndër të tjera thuhet se në të njëjtën kohë me shpërthimin ka patur sulme me armë automatike edhe ndaj Komandës së Xhandarmërisë dhe komisariatit të policisë ku dhe forcat e sigurisë i janë kundërpërgjigjur duke hapur zjarr.