Rikthehet dinastia Micotaqis. Qirjako Micotaçis,do të jetë drejtuesi i ri i partisë konservatore greke Demokracia e Re. Pas votimeve të ditës së djeshme, ku rreth 400 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, rezultoj se fitues për timonin e Demokracisë së Re u shpall Qirjakos Miçotaqis. Miqotaqis konkuroi në raundin e dytë përballë ish kryetarit të parlamentit grek dhe kryetarit të komanduar të partisë Vangjelis Meimaraqis. Pas numrimitit të votave, rezultati përfundimtar ishte 51% për zotin Micotaqis dhe 49% për z. Meimaraqis. Qirjako eshte djali i ish kryeministrit te Greqise dhe ish kreu te ND , Kostandinos Mçotaqis , si dhe vëllai i ish ministres se jashtme greke , Dora Bakojani. Nena e tij eshte shqiptare (arvanitase) nga familjet me të njohura e me te respketuara të Greqisë. Greqia është vendi ballkanik tipik për zotërimin e drejtimit politik nga disa familje dhe dy nga më shquarat janë ajo konsevartore e Karamanlis dhe ajo socialiste e Papandreut, te cilat kanë humbur fronin e politikës greke.