Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar paraditen e sotme në autostradën TiranëDurrës. Nga përplasja e një kamioni me një mjet tip BMW ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën drejtuesi i BMWsë. Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në hyrje të qytetit të Durrësit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit si dhe po punohet për lëvizjen e mjetit kamion nga vendngjarja me qëllim zhbllokimin e trafikut.