TIRANE- Tryeza e ekspertëve për reformën në drejtësi është bllokuar sërish dje, kur opozita braktisi punën, për shkak të mos gjetjes së konsensusit me mazhorancën për mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sot, ambasadori amerikan, Donald Lu, ai që negocioi edhe të premten kthimin e opozitës në tryezë ka dalë sërish në terren, me të njëjtin mision: Arritjen e konsensusit mazhorancë-opozitë për miratimin e draftit të reformës në drejtësi.
Donald Lu, sipas burimeve do të takojë fillimisht Presidentin Nishani dhe mandej Kryeministrin Rama, Kryeparlamentarin Meta dhe kreun e PD, Basha. Sot është dita vendimtare, pasi është afati i fundit për dorëzimin e draftit nga ekspertët që po punojnë për hartimin e draftit.