Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aksioni opozitar, ja çfarë po ‘gatuhet’ në zyrat e PD

2016/01/11 at 9:45 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksioni opozitar, ja çfarë po ‘gatuhet’ në zyrat e PD

Opozita e kryesuar nga Lulzim Basha pritet të nisë në terren aksionin e ri politik kundër qeverisë “Rama”. Kreu i PD-­së bashkë me drejtuesit e tjerë të partisë aktualisht po punojnë në shumë drejtime për fuqizimin e PD­së për t’i dhënë një goditje të fortë mazhorancës qeverisëse.


Burime brenda PD­së bëjnë me dije se një ekip i posaçëm me ekspertët më të mirë politikë, ekonomikë dhe juristë po punojnë për programin qeverisës të kësaj partie. Ky program vjen njëherësh me këmbënguljen e opozitës për krijimin e një qeverie teknike, e cila të përgatitë vendin për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas të djathtëve, mazhornaca qeverisëse duhet rrëzuar, pasi rrënoi jetesën e shqiptarëve.

Paralel me këtë, Partia Demokratike po përgatit terrenin edhe në strukturat të saj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Në këtë mënyrë, për të gjitha strukturat në bazë është dhënë porosi nga kryetari Lulzim Basha për riforcim të strukturave.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ngritur në këmbë të gjitha strukturat e Partisë Demokratike, ku ka kërkuar të bëhen zgjedhje të reja në disa prej tyre. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar gjithashtu që të përfundojnë organizimet e strukturave të kësaj partie.

Nga burimet mësohet se z.Basha u ka lënë afat drejtuesve aktualë që të përfundojnë punën e tyre brenda muajit shkurt. Urdhri i Bashës konkretisht ka qenë që deri në fund të shkurtit të jenë gati të gjitha degët e FRPF­së si dhe të bëhen zgjedhjet e Lidhjes së Gruas në këtë parti. Gjithashtu, Basha ka urdhëruar që brenda këtij afati kohor të kenë përfunduar edhe zgjedhjet e reja brenda 61 degëve të Partisë Demokratike. Zgjedhjet brenda PD­së dhe organizimi i plotë i FRPD­së janë sinjale se opozita e vendit po përgatitet për zgjedhjet të parakohshme brenda 6­mujorit të parë të vitit 2016.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme janë dy nga kërkesat e PD­së kundër varfërisë dhe keqqeverisjes nga Rama. Por përveç kësaj, demokratët po bëhen gati për një betejë të ashpër në Kuvend, duke përforcuar debate kundër qeverisjes së majtë. Gjithashtu, një vendim mjaft i rëndësishëm mbetet ai i vijimësisë së protestave kundër qeverisë. Mësohet se brenda kësaj jave, kreu Basha do të mbledhë forumet drejtuese të partisë për vendosur datën e saktë të rifillimit të protestave.

Këto protesta përveç Tiranës, tashmë do të shpërndahen në të gjithë vendin si kundërpërgjigje ndaj paaftësisë së qeverisë për t’u siguruar qytetarëve shqiptarë një jetesë më të mirë në vendin e tyre.

Opozita protestoi me 21 dhjetor para selisë së parlamentit, ndërkohë që kreu Lulzim Basha njoftoi se në janar pritet të rinisin protestat aktive kundër korrupsionit të qeverisë, ndërsa paralajmëroi se do të bëhen barrikadë në zyrat e kryeministrit dhe ministrave për ta ndaluar atë. “Janari do të jetë muaji i nisjes së aksionit më masiv antikorrupsion, politik dhe qytetar në këto 25 vite”, ka thënë ai. /GSH/

 



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Golden Globes: DiCaprio fituesi kryesor

Golden Globes: DiCaprio fituesi kryesor

Padi ndaj babait monster, abuzoi me vajzën 14 vjeçe

Grushte në fytyrë gruas, arrestohet 58 vjeçari

Moti në ditët në vijim

Moti në ditët në vijim

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}