Policia ka arritur të zbardhë detajet e rrëmbimit të një 39-vjeçari sot në kryeqytet.
Ylber Kera, i cili u rrëmbye nga kushëriri i tij në prani të djalit 7-vjeçar u gjet 2 orë më pas në zonën e Paskuqanit, në gjendje të dehur, ndërsa fëmija kishte pohuar në polici gjithçka kishte parë.
Sipas Policisë, personi përgjegjës për rrëmbimin është Xhevahit Kera, i cili është edhe kushëri me të rrëmbyerin.
Burimet policore bëjnë me dije se Xhevahit Kera i ka kërkuar Ybler Kerës një borxh prej 150 mijë lekë të vjetra, të cilat ky i fundit i ka thënë se nuk i dispononte.
Ka qenë kjo arsyeja, për të cilën kushëriri e ka ndjekur dhe e ka detyruar të futet me forcë në mjetin e tij, Mercedes-Benz, por më pas e ka liruar, duke vërejtur që ai nuk dispononte lekë më vete.
Ylber Kera, ka pohuar në polici, se kushëriri vazhdimisht i bënte presion dhe i kërkonte para.