Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EKSKLUZIVE/ Policia e Shtetit ankesë eprorëve: S’kemi staf, materiale, energji, ndaj po shkelim ligjin

2016/01/09 at 12:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
EKSKLUZIVE/ Policia e Shtetit ankesë eprorëve: S’kemi staf, materiale, energji, ndaj po shkelim ligjin

Drejtoria e Policisë Shkencore e ka të pamundur të ekzaminojë provat dixhitale të çështjeve penale të drejtësisë shqiptare, për shkak të mungesës së stafit, mjeteve bazike të punës dhe më e rënda: mungesës së energjisë elektrike për funksionimin e pajisjeve.


Për rrjedhojë, qindra të burgosurve u shtyhet qëndrimi në paraburgim, në pritje të ekzaminimeve të  akteve të ekspertizave nga Sektori i Ekzaminimeve Kompjuterike pranë kësaj Drejtorie. Por më i rrezikshëm akoma është fakti se mos ekzaminimi në kohë i provave dixhitale që mund të shërbejnë si prova ligjore në hetime, mund të çojë në mos parandalimin e krimeve të rënda si aktet terroriste, pedofilitë, vjedhjet me dhunë.

Situata skandaloze e kushteve të punës në këtë sektor, dëshmohet nga vetë drejtuesit e policisë së shtetit.

Konkretisht, kjo faksimile e siguruar nga Opinion.al  tregon ankesën zyrtare të Drejtorit të Policisë Shkencore, Dritan Zoto, mbi kushet e vështira të sektorit që ai drejton.

Ai dëshmon  se vonesat e shkaktuara nga kjo gjendje, kanë bërë që sektori i tij të paralajmërohet zyrtarisht për përgjegjësi penale nga Prokuroria, për “shkelje të afateve të realizimit të akteve të ekspertimit”.

Dokumenti është një kthim-përgjigje ndaj kërkesës së “Drejtorisë së Përgjithshme Krimin e Organizuar dhe Krimet e rënda” për përshpejtim të ekspertimit kompjuterik të një proçedimi penal.

Përgjigja që Zoto i jep zyrtarit të lartë Ardian Çipa nxjerr “zbuluar”  policinë e shtetit.

“Ju bëjmë me dije se nuk kemi asnjë mundësi për përshpejtimin e këtij ekspertimi, por as realizimin e tij edhe për një kohë të gjatë”-shkruan Zoto, duke provuar se ky sektor është gati jo funksional në punën e tij.

Por më skandaloze akoma janë arsyet e paraqitura nga Drejtori i Policisë Shkencore:

1-Zoto  i komunikon Çipës se numri faktik i specialistëve që punojnë në këtë sektor është tre. Vetëm tre ekspertë përballojnë një volum ekzaminimesh që kërkon sipas standarteve ndërkombëtare, të paktën 13 ekspertë.

“Vetëm  për 2014 kanë ardhur për ekspertim 1040 vendime ekspertimi me 3238 prova dixhitale…E njëjta situatë dhe madje më e rënduar është edhe këtë vit”, shkruan Zoto.

Kjo ka sjellë dy pasoja serioze: Ndërprerjen e ekzaminimeve të filluara dhe një pjesë e vendimeve që nga viti 2014 janë akoma pa u ekzaminuar, ndërkohë që “realizojmë ekspertime që kanë ardhur brenda ditës apo javës”.

“Pra jemi në kushtet kur në këtë sektor kemi 250 vendime ekspertimi të papërfunduara, një pjesë e të cilave datojnë nga viti 2014 (në shkelje të çdo afati procedurial)”, sqaron ai.

faqe2

2- Zoto shpreh në dokument shqetësimin e mungesës së pajisjeve bazike si hard-disqet për marrjen e imazheve ligjore të provave dixhitale në kryerjen e ekzaminimeve.

“Nuk duam të besojmë se Policia e shtetit për dy vjet nuk ka mundësi të gjejë një milion lekë të vjetra”, shkruan Zoto, duke i referuar vlerës që nevojitet për blerjen e hard-disqeve.

“Ka mbi një vit që me gjithë kërkesat e vazhdueshme marrim të njejtën përgjigje, nuk ka lekë, nuk ka fonde”, këmbëngul Drejtori i Policisë Shkencore.

Ai tregon një tjetër fakt që identifikon situatën e vështirë të sektorit të tij: “ Po kryejmë vetëm ekzaminime telefonash të cilët kanë memorie të vogël dhe të dhënat e tyre po i ruajmë nëpër USB apo hardisqe portative të sjellë nga shtëpitë tona ( e cila është me shkelje)…”

faqe3

3- Ekzaminimi kompjuterik në këtë sektor kërkon që furnizimi me energji i pajisjeve të përdorura të jetë i pandërprerë. Por që nga viti 2014 UPS-ja qendrore që furnizonte me energji sektorin pësoi difekt  dhe deri në periudhën kur shkruhet letra, shkuan dëm me mijëra orë punë të ekspertëve.

Funksionari publik deklaron se të gjitha këto arsye kanë shkaktuar ulje të ndjeshme të cilësisë së ekzaminimeve pasi trysnia dhe ngarkesa e punës nuk u jep ekspertëve mundësinë e kontrollit të të dhënave të përftuara nga nga ekzaminimet.

Zoto pohon se sektori që drejton ndodhet nën presionin e prokurorive.

Prokuroria ka paralajmëruar sektorin për përgjegjësi penale (referuar asaj që Zoto shkruan), sepse ka shkelur afatet e realizimit të akteve të ekspertimit, duke zvarritur gjykimin e personave që mbahen në paraburgim.

“… po bëhemi shkaktarët e probleme serioze në mbarëvajtjen e procedimeve penale dhe kjo çon në përgjegjësi ligjore”, shpjegon Zoto.

faqe4

Ai i kërkon Drejtorisë së Përgjithshme të marrë masa urgjente përmes autoriteteve vendimarrëse, pasi sipas tij, vonesat në ekzaminime mund të çojnë gjithashtu në ngjarje më të renda si aktet terroriste, pedofilia, vrasja, vjedhja me dhunë etj.

***

Në fakt, Prokuroria Shqiptare ka deklaruar herët se mungesa e kapaciteteve në këtë sektor “po bëhej shkak për vonesa në hetime të rëndësishme të Prokurorisë shqiptare, ku ndër të tjera janë edhe hetimi për ato që konsiderohen si si “serveri i Tatimeve” dhe “pajisja e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes”.

Ky qëndrim i Prokurorisë së Përgjithshme, u prezantua nga Drejtori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, z. Kosta Beluri, në takimin “Forcimi i kapaciteteve të Policisë Shkencore”, organizuar nga Prezenca e OSBE në Shkurt të 2015. (Ja deklarata për shtyp e Prokurorisë)



Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Rovena bën palestër me taka, fansat e shajnë në rrjetet sociale

Rovena bën palestër me taka, fansat e shajnë në rrjetet sociale

Dokumenti i FBI/ Hitleri nuk është vrarë, ai vdiq në Argjentinë

Dokumenti i FBI/ Hitleri nuk është vrarë, ai vdiq në Argjentinë

Ministrja Gjermeni shpërdoroi 517.000 euro për konferenca e spote?!

Ministrja Gjermeni shpërdoroi 517.000 euro për konferenca e spote?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com