Rexhep Guri (Shkambi), vëllai i tretë i dy vëllezëve të vrarë më 2 janar në fshatin Drisht të Shkodrës, ka treguar në Prokurori, edhe kërkesën e vazhdueshme të Esat Dushajt për tu lidhur me vajzën e Skënderit.
Ja çfarë tha Rexhep Guri në Prokurori, mbi kërkesën e Esat Dushaj për tu lidhur me vajzën e Skënderit.
“Ky shtetas deklaron se kanë pasur një konflikt me shtetasin Esat Dushaj pasi ky shtetas ka rreth një vit që kërkon të fejohet me vajzën e Skenderit, e cila është e moshës 19-vjeçe dhe aktualisht jeton në Angli që në vitin 1998. Në vitin 2006, pasi janë pajisur me pasaportë angleze, ai dhe familja e tij kanë ardhur çdo vit nga një here në Shqipëri. Megjithëse shtetasi Esat Dushaj i kishte derguar xhaxhain e tij për të kerkuar vajzën e Skenderit, ato i kishin kthyer pergjigje se nuk do ja jepnin vajzën për nuse. Pasi i kane kthyer këtë pergjigje, Esati e ka takuar disa herë Skenderin, të cilit i ka thënë se perse nuk ja jepte vajzën për nuse pasi ai kishte biseduar vete me vajzën dhe ajo ishte dakord.”