LEZHË- Përmbytjeve të mëdha në Lezhë nuk i ka shpëtuar as stadiumi i Besëlidhjes, skuadër që luan në Grupin A, Kategoria e Parë. Fusha siç shihet edhe në foto, i ngjan më shumë një pishine gjigande se sa një fushe të blertë. Nuk është hera e parë që përmbytet stadiumi. Zona e Lezhës është më e dëmtuara nga përmbytjet edhe këtë vit.