Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

New York Times/ Cilat janë dallimet e islamit sunit dhe atij shiit?

2016/01/06 at 11:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
New York Times/ Cilat janë dallimet e islamit sunit dhe atij shiit?

Ekzekutimi i klerikut shiit, Sheik Nimr al-Nimr, prej Arabisë Saudite mund të përshkallëzojë tensionet në botën myslimane edhe më shumë.

Në teokracinë shiite të Iranit, lideri suprem, ajatollahu Ali Kamenei, ka deklaruar se Arabia Saudite, që sundohet prej monarkisë sunite, do të ndëshkohet prej «hakmarrjes hyjnore» për vrasjen e klerikut të zëshëm, që ishte pjesë e ekzekutimit masiv të 47 burrave.

Sheiku Nimr ishte avokat i zëshëm i të drejtave politike për shiitët në Arabinë Saudite dhe në vendet fqinje.

Arabia Saudite e kishte akuzuar për nxitje të dhunës kundër shtetit.

Dhe ja këtu keni një udhërrëfyes të thjeshtë të dallimeve ndërmjet islamit sunit dhe atij shiit:

Si u shkaktua ndarja?

Skizma erdhi në shprehje pas vdekjes së profetit Muhamed më 632.

Ai vdiq pa lënë një pasardhës në krye të bashkësisë myslimane, dhe menjëherë plasën sherret se kush duhej t’i printe besimit të ri dhe në përhapje të rrufeshme.

Disa besonin se prijësi i ri duhej të zgjidhej me ujdi; të tjerëve ua hante mendja se vetë trashëgimtarët e profetit mund ta pasonin kalifin.

Titulli i ishte besuar këshilltarit besnik të profetit, Abu Bakrit (Ebu Bekrit), megjithëse disa mendonin se froni i takonte Aliut, kushëri dhe dhëndër i profetit. Aliu u bë kalif pas vrasjes së dy pasardhësve të Abu Bakrit.

Pasi e vranë edhe Aliun, me një shpatë të helmuar në xhaminë e Kufas në atë që sot njihet si Irak, të bijtë e tij, Hasani dhe Huseini, morën titullin.

Por Huseini dhe shumë të afërm të tij ishin masakruar në Karbala (Qerbela) në Irak më 680.

Martirizimi i tij u bë doktrinë kryesore për ata që besonin se Aliu ishte dashur ta pasonte profetin. (Për çdo vit bëhen homazhe në muajin Muharrem për nder të tij.) Ndjekësit e tij u bënë të njohur si shiitë, një tkurrje e frazës Shiat Ali, ose ndjekësit e Aliut.

Sidoqoftë, sunitët i konsiderojnë tre kalifët para Aliut si pasardhës të drejtë dhe veten si besnikë të përnjëmendtë të sunah ose traditës së profetit.

Sundimtarët sunitë u prinë pushtimeve të mëdha që zgjeruan kalifatin deri në Afrikën Veriore dhe në Europë. Kalifati i fundit mori fund me rënien e Perandorisë Osmane pas Luftës së Parë Botërore.

Ku dallojnë bindjet e tyre?

Sektet sunite dhe shiite të islamit ngërthejnë një spektër të gjerë të doktrinës, opinioneve dhe shkollave të mendimit.

Degët kanë mendime të njëjta për shumë aspekte të islamit, por ka mosmarrëveshje të konsiderueshme brenda secilës.

Të dy degët kanë besimtarë që përfshijnë gamë të gjerë prej shekullarizmit deri në fundamentalizëm. Shiitët e

konsiderojnë Aliun dhe prijësit që erdhën pas tij si imamë. Shumica prej tyre besojnë në linjën e 12 imamëve, i fundit prej të cilëve, një djalosh, besohet se ishte zhdukur në shekullin e nëntë në Irak pasi ia kishin vrarë babanë. Shiitët të njohur si Dymbëdhjetëshat pretendojnë se ai do të rikthehet si Mahdi, ose Mesia.

Për shkak të dy rrugëve të ndryshme që kanë ndjekur dy sektet, sunitët theksojnë fuqinë e Zotit në botën materiale, nganjëherë duke përfshirë sferën publike e politike, derisa shiitët vlerësojnë martirizimin dhe sakrificën.

Cili sekt është më i madh, dhe ku janë të përqendruar?

Më shumë se 85 për qind e 1,5 miliardë myslimanëve të botës janë sunitë. Ata jetojnë përgjatë botës arabe, si dhe në vende si Turqia, Pakistani, India, Bangladeshi, Malajzia dhe Indonezia. Irani, Iraku dhe Bahrejni janë kryesisht me popullsi shiite. Familja mbretërore saudite, që praktikon një formë të sertë dhe konservatore të islamit sunit të njohur si vahabizëm, kontrollon vendet më të shenjta të islamit, Mekën dhe Medinën. Karbalaja, Kufa dhe Najafi në Irak konsiderohen si vende të shenjta për shiitët.

Arabia Saudite dhe Irani, fuqitë dominuese sunite e shiite në Lindjen e Mesme, shpeshherë hahen dhe janë në armiqësi në konflikte rajonale.

Kryengritësit shiitë në veri të Jemenit, huthitë, rrëzuan qeverinë e dominuar nga sunitët, duke i prirë pushtimit prej një koalicioni të kryesuar nga sauditët. Në Siri, që ka shumicë sunite, sekti shiit alavi i presidentit Bashar al-Assad, që për një kohë të gjatë ka dominuar qeverinë, ruan pushtetin edhe në kulmin e luftës së përgjakshmecivile.

Edhe në Irak vazhdon belaja për pushtet ndërmjet qeverisë shiite dhe bashkësive sunite, duke u kontribuar fitoreve të «Shtetit Islamik».

Ju sugjerojmë

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
Aktualitet

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

13 Qershor, 2025 1:52 pm
Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
Bota

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

13 Qershor, 2025 1:46 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

13 Qershor, 2025 1:00 pm
Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
Kryesore

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

13 Qershor, 2025 12:52 pm
KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh
Aktualitet

KAS vendos hapjen e kutive të votimit në Peqin dhe Gramsh

13 Qershor, 2025 12:31 pm
Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale
Bota

Sulmi ndaj Iranit, Rutte: Jo panik, nuk jemi në prag një lufte bërthamore globale

13 Qershor, 2025 12:30 pm
Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Para
Off-Rec/ Mesila Doda-Nard Ndoka pajtohen në Opinion. Dash Shehi bën sikur nuk e njeh Silva Cakën

Off-Rec/ Mesila Doda-Nard Ndoka pajtohen në Opinion. Dash Shehi bën sikur nuk e njeh Silva Cakën

Off-Record/ Manjani para se të bëhej ministër: OSHEE një katastrofë

Off-Record/ Manjani para se të bëhej ministër: OSHEE një katastrofë

Off-Record/Çfarë e shqetëson Viola Spiron në studion e Opinion?

Off-Record/Çfarë e shqetëson Viola Spiron në studion e Opinion?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Holta Zaçaj: Kritikat janë kufiri,s’pranojmë presione
13 Qershor, 2025

Kërkesa e unionit të gjyqtarëve dërguar në Gjykatën Kushtetuese që kërkojnë rritje page prej 700 Eurosh, ka futur në një...

Lexo më shumë

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami

Izraeli vret mbi 20 komandantë të vrarë të Iranit, kush është Hossein Salami
13 Qershor, 2025

Shefi i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, është vrarë në një sulm izraelit, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Bëni marrëveshjen, ata që ishin kundër vdiqën tani

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke...

Lexo më shumë

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin

Berisha: Dosja Mc Gonigal, aktakuzë e rëndë për Ramën dhe Dumanin
13 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë për shtyp, duke vijuar me denoncimet publike për zgjedhjet parlamentare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com