Një ditë pasi ish – Kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka marrë një mesazh kërcënues, pasi denoncoi dhënien me koncesion të ndërtimit të një parkimi privat te Parku Rinia, në Tiranë,Prokuroria ende nuk ka nisur një hetim.
Burime nga organi qëndror i akuzës sqarojnë se ende janë në fazë verifikimi të informacionit për të parë nësë ka elementë të veprës penale. Pas këtyrë verifikimeve hetuesit do të vendosit për veprën penale , që do të regjistrohet procedimi.
Informacioni që jepet nga Prokurori e Përgjithshme është mjaft i pakët për këtë rast, megjithatë në orët në vijim pritet që Prokuroria të ndërmarrë hapa konkret.
Në një postim ditën e martë Sali Berisha bëri publik një mesazh ku pretendon se, biznesmeni Besnik Sulaj e ka kërcënuar duke i shkruar se e kishte personale me të dhe se tani do ta njohë.
Pas këtyre akuzave, ka reaguar biznesmeni Besnik Sulaj, i cili thotë se, ky është një episod i pakëndshëm për të gjithë. Ai thotë se shpreson që asnjë biznesmen dhe asnjë qytetar të mos përndiqet politikisht, për më shumë se 15 vjet, periudhë gjatë së cilës jo vetëm e kanë detyruar të paguajë gjoba, por mjerisht është bërë pjesë e leksikut politik të këtyrë viteve.
Tv Klan