LEZHË- Situata është përkeqësuar së tepërmi në Lezhë. Dhjetëra banorë të zonës janë duke luftuar të shpëtojnë gjithçka munden nga vala e ujit që ka përmbytur tokat, rrugët dhe tani u hyn edhe në banesa. Fotot e siguruara nga Opinion.al tregojnë qartë se çfarë po ndodh tani në Zejmen.
Përrenjtë malorë po përmbytin gjithë zonën. Dhjetëra shtëpi janë rrethuar nga të katër anët nga uji. Niveli i kolektoreve ne piken kritike, ndërsa reshjet janë tejet të furishme në këto momente.
Aktualisht kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj gjendet në Zejmen, ku duket se është zona më e prekur e bashkisë.
Sakaq gazetarët nga terreni raportojnë se segmenti i vjetër i rrugës Lezhë- Milot është i përmbytur. Me qindra banorë në fshatrave janë të izoluar. Opinion.al