Ideja ishte të pyeste nëse është i pasur apo i varfër Ilir Meta?
Pasuria ime më e madhe është fjala ime, po, jo. Punën e pronave i keni, kontrollojini. Pasuria që ka të ligjshme në pronën e saj bashkëshortja ime me nënën e saj është 7 apo 8 herë më shumë se sipërfaqja e shtëpive në Tiranë dhe Lalëz. Vila e Berishës e Argitës është kaq dhe aq. Kjo është e turpshme që merren.
Në çfarë standardesh po bëjmë politikë dhe transparencë. Kur ka marrë ajo shtëpi atje s’kishte as rrugë..Vlera e asaj ishte pothuajse asgjë. Ne jetojmë në një vend me spekulime.
S’mund të them se jam i varfër, kam 20 e ca vjet në politikë kam qenë kryeministër por nuk harroj nga vij. Kam lindur në fshat 1300 metra mbi nivelin e detit. Nuk kam problem për të jetuar, por kam mjaft kushërinj edhe të papunë dhe ndonjëherë i tallin se si je kushëriri i tij dhe si s’të ndihmon. Por unë nuk e harroj nga vij.