Shqipëria duhet të jetë nga shembujt më të pazakontë të paktën në Evropë, përsa i përket ditëve të festave që përkthehen në ditë pushimi por edhe ditëve pushim që pasojnë, që janë të sanksionura në rastet kur festat bien ditëve të shtuna dhe të diela. Për të vërtetuar këtë gjë gazetarët e emisionit investigativ STOP në Tv Klan, shkuan këtë të hënë në Drejtorinë e Policisë Rrugore në Tiranë, ku edhe pse qytetarët kishin shërbime për të kryer, zyrat e kësaj administrate nuk punonin pasi ishin pushim. Ndiqni videon.