TIRANË- Ilir Meta ka thirrur sot në takim të gjithë ministrat e forcës politike që drejton. Takimet janë zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është parë të hyjë i pari, më pas ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Manjani në një prononcim të shkurtër tha se ishte një takim rutinë.