Rrjeti social Instagram është kthyer në mani për të gjithë njerëzit në mbarë botën.Por në këtë fillim viti vijnë edhe sugjerimet e para, se çfarë duhet të keni parasysh për të qenë sa më të suksesshëm në këtë rrjet social.
Njihni mirë konceptin e filtrave për të patur foto sa më cilësore.
Postoni rregullisht fotografi.
Postoni atëherë kur është momenti i Instagramit, jo kur nuk është.
Kini parasysh terrenin ku jeni dhe mos shkrepni foto kuturu.
Mos bllokoni trafikun, pra kur jeni në një rrugë me shumë njerëz apo në makinë askush nuk ka dëshirë të pres sa të bëni ju një foto.
Mos postoni momente intime.
Injoroni ata që ju urrejnë
Dhe përpiquni të keni një jetë edhe jashtë Instagramit.