Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Keshilla/ Si ta beni 2016-en vitin e sukseseve

2016/01/01 at 11:00 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto-lajm/ Mrekullia e ardhjes se 2016-es, shihni si u festua neper bote

Çfarë do t’ju sjellë viti 2016? Do të filloni me shumë premtime dhe asgjë nuk do të ndryshojë apo do të jetë një vit ku ju ndiheni rehat me veten, i qëndroni pranë familjes pavarësisht sfidave?

Maksimalizoni potencialin tuaj me këto këshilla. Me pak investim te vetja, do të përgatisni ambientin për vitin më të mbarë tuajin.

Gjeni paqe
Përshtatuni me ato që ju bëjnë të mos ndiheni rehat. Jo vetëm që gjërat të cilat nuk ju bëjnë të ndiheni mirë sjellin stres në jetën tuaj, por ato ngelen në mendjen tuaj për shumë gjatë. Është normale të doni t’i hiqni ato qafe sa më shpejt, por duke luftuar ashpër me ato që janë më të mëdha se ju, mund të shkaktoni probleme më të mëdha. Në vend që të kërkoni për mënyra si të shmangni dhimbjen, mësoni si të jetoni dhe të gjeni paqe me ato që nuk ju pëlqejnë.

Mos kërkoni kontroll
Ne jemi të fiksuar pas kontrollit. Planifikojmë, organizojmë, udhëzojmë dhe në fund, ka shumë gjëra në botë që nuk janë në kontrollin tonë. Pranojeni këtë fakt, ndonëse është e vështirë. Në vend që të bëheni të fiksuar pas kontrollit të gjithçkaje, merrni frymë thellë dhe përqendrohuni tek ato gjëra që mund të kontrolloni: reagimet tuaja.

Mjaft pritët që dikush t’ju shpëtojë
Mos e ndaloni çdo veprimtari të jetës suaj duke pritur që dikush t’ju shpëtojë. Pavarësisht dëshirës për të pasur dikë që ju shtyn drejt një ndryshimi apo një mentori që ju udhëzon, realiteti është se ndonjëherë disa kanë të tillë njerëz në jetë, ndërsa të tjerë duhet të mbështeten te vetja për të zgjidhur gjërat.

Mos u ankoni, jini mirënjohës
Nuk do të thotë se nuk mund të shprehni zhgënjimin tuaj, apo se do të përmbaheni gjatë gjithë kohës, por duhet të kini parasysh se ankesat nuk ju çojnë askund, vetëm sa e errësojnë pamjen tuaj. Përpiquni të shihni gjërat pozitive që ju rrethojnë dhe shumë shpejt, jeta do t’ju duket më e mbushur dhe me shumë gjëra për të qenë mirënjohës.

Kërkoni ndihmën e nevojshme
Nëse çdo vit i ri, ju gjen duke u betuar të ndaloni së konsumuari alkool dhe drogë, ose ndonjë ves tjetër tuajin, bëjeni 2016-n vitin kur do të kërkoni ndihmë profesionale për të hequr dorë. Mjaft me idenë se mund t’i bëni gjërat vetëm. Duke marrë mbështetjen e të tjerëve, do të kuptoni se gjërat mund të bëhen shumë më të lehta kur barra ndahet.

Mos krahasoni
Krahasimi është një tundim i ëmbël, por e vërteta është se nuk ju sjell asnjë të mirë. Rezistoni tundimit dhe kuptoni se çdo njeri ka jetën e tij dhe se mbi të gjitha, ato që shihni në rrjetet sociale, nuk janë të vërteta. Përqendrohuni te gjërat që kanë shumë rëndësi për ju, që është jeta juaj. Siç ka thënë dhe Rusvelt, “krahasimi është hajdut i gëzimit”.
Përqafoni potencialin tuaj për ndryshim
Truri është vazhdimisht në ndryshim, në përgjigje të mësimit që merrni çdo ditë dhe të mjedisit ku jetoni. Mos e mendoni veten aq të pandryshueshëm, por përqafoni potencialin tuaj për të ndryshuar sipas modelit që dëshironi dhe që ju sjell më së shumti dobi. Kjo do të thotë se ne mund ta stërvitim trurin për të krijuar ato karakteristika që na pëlqejnë.
Hiqni dorë nga cinizmi
Mund të mendoni se cinizmi ju mbron, por në fakt mund t’ju lëndojë. Për shkak se cinizmi ju shkatërron besimin te të tjerët, njëkohësisht mund të pakësojë mundësitë tuaja për të fituar pushtet, shkruan Shqip. Cinizmi gjithashtu lidhet me rreziqet e shëndetit si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe vdekja më e hershme.
Mos qëndroni stoik
Lejojeni veten të jeni të dobët ndonjëherë. Duhet kurajë për të zhveshur mbrojtjen dhe për të qenë të hapur për gjykim ndaj të tjerëve. Por duhet të kuptoni se ajo që fitoni në kthim është paqja dhe kënaqësia e të diturit se pavarësisht çfarë ndodh, ju do ta provoni t’u dilni për zot dobësive tuaja.
Mësoni te minimizoni stresin
Nuk mund të shmangni gjithçka që ju streson, por mund të mësoni ta minimizoni dhe të përballeni me të. Kjo është një gjë shumë thelbësore për ju, ndaj duhet t’i gjeni një zgjidhje. Nëse nuk menaxhohet, stresi rrit sëmundjet tuaja dhe e bën shëndetin mendor dhe fizik më të prekshëm nga problemet. Praktikoni teknika të pakësimit të stresit.



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
-Jetë dhe Stil

Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

2 Maj, 2025 1:28 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 maj 2025

2 Maj, 2025 8:18 am
Para
Rrëfehet Brahimi: Me braktisën në Rusi. Redi Jupi më kërcënoi me varje

Rrëfehet Brahimi: Me braktisën në Rusi. Redi Jupi më kërcënoi me varje

Ja si kane ndryshuar ne 20 vjet Berisha, Rama, Nano, Meta, Majko, Kadare, Thaci…

Ja si kane ndryshuar ne 20 vjet Berisha, Rama, Nano, Meta, Majko, Kadare, Thaci...

Zbardhet vrasja mes shqiptarëve në Itali, ja emrat

Zbardhet vrasja mes shqiptarëve në Itali, ja emrat

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
10 Maj, 2025

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më...

Lexo më shumë

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
10 Maj, 2025

Pakistani shkeli një armëpushim të rënë dakord më herët të shtunën me Indinë, pas katër ditësh konfrontim në kufirin midis...

Lexo më shumë

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
10 Maj, 2025

Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës në fshatin Goricaj, Divjakë. Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja...

Lexo më shumë

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë 12 orë nga nisja e proçesit të votimit në vendit tonë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com