TIRANË- Një i ri nga Elbasani ka filmuar në dush oficeren e policisë dhe më pas i ka vënë gjobë 500 euro për të mos i nxjerr pamjet nudo. Ngjarja e paprecedent do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe i akuzuar është Marjo Bici 23 vjeç.
Pas afro gjashtë muajve hetime, Bici është vënë nën akuzën e “shtrëngimin me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Prokuroria ka prova të forta fajësie, ndërsa vetë i pandehurit e ka pranuar akuzën në dush policen, i vë gjobë 500 euro: “Lëri lekët te koshi i plehrave, ndryshe ti publikova!”, shkruante ai në sms kërcënuese për oficeren e policisë.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur më 24 gusht në qytetin e Elbasanit. Oficerja e policisë me iniciale R.L. po bënte dush në shtëpinë e saj njëkatëshe. Ajo ka dëgjuar zhurmë në dritaren e tualetit teksa lahej. Ajo e ka pikasur djalin që e filmonte por rrethanat kanë qenë të pafavorshme për të. Dy ditë më pas në derën e shtëpisë ka gjetur letër anonime, e cila ishte një gjobvënie. I kërkoheshin 500 euro në këmbim të pamjeve, në të kundërt do të publikoheshin në rrjetet sociale.
Pas nisjes së hetimit, oficerja e policisë R.L., në këtë rast edhe e dëmtuar, u autorizua për të kryer veprime simuluese “dorëzim i kontrolluar i një zarfi” në vendin e paracaktuar nga letërshkruesi. Në çdo lëvizje ajo u mbikëqyr nga forcat e policisë. Mbi bazën e autorizimit, oficerët e policisë gjyqësore printuan nga interneti një 100 euro me numër serial (pesë të tilla) dhe i futën në një zarf, të cilin e mori kallëzuesja dhe para orës 22 të datës 26.08.2015, ajo me automjet shkoi tek koshi i mbeturinave, ku e kishte orientuar të hidhte zarfin letërshkruesi dhe hodhi aty zarfin. Sapo ajo u largua, një person u afrua te koshi i mbeturinave, mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. Ai u ndoq nga forcat e policisë që vëzhgonin veprimet në terren dhe u kap në largim e sipër me vrap.
Ai u identifikua si shtetasi Marjo Bici, i datëlindjes 1993, banues në Elbasan. Me vete, krahas zarfit “me para”, atij iu gjet dhe një aparat telefoni celular ‘NOKIA E51’, me numër serie përkatës, me kartë me numër Vodafon dhe një kartë memorie, të cilat u këqyrën dhe u dokumentuan fotot e zhveshura të oficeres. I dyshuari u vu në pranga.
Dëshmia
Marjo Bici pranoi autorësinë e krimit dhe ndër të tjera deklaroi se në datë 24.08.2015, në ecje e sipër kishte parë një dritare të hapur të një shtëpie private dhe një femër të zhveshur. Ishte afruar dhe me telefon e kishte filmuar atë. Ajo e kishte parë dhe i kishte thënë “çfarë bënte”. Ai ishte larguar. Kur kishte shkuar në shtëpi të tij, kishte vendosur të shkruante një letër ku t’i kërkonte asaj 500 euro, në këmbim të mosbërjes publike të pamjeve të saj zhveshur. Pas kësaj kishte bërë një kopje pamjeve filmike, duke i hedhur në një kartë memorie. Në orët e para të datës 26.08.2015, letrën bashkë me kartën e memories kishte shkuar dhe ia kishte hedhur te dera e oborrit.
Pas kësaj, ai kishte pritur nëse ajo vërtet do t’ia dërgonte paratë në vendin që i kishte caktuar. Në darkë të datës 26.08.2015, rreth orës 19, ai kishte dalë tek vendi i caktuar për të marrë paratë. Pasi e pa atë që zbriti nga një makinë dhe hodhi në kosh të plehrave një zarf, dhe u largua, ai u afrua te koshi dhe mori zarfin, e futi në xhep dhe u largua. /GSH/