Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz në minutat e fundit. Sipas raportimeve paraprake të policisë, në qendër të Kamzës, dy persona janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë. Në konflikt e sipër nga ana e shtetasve me inicialet A.R dhe A.D është gjuajtur me armë zjarri kundrejt dy personave të tjerë me iniciale K.H dhe J.M, të cilët janë dërguar për kujdes shëndetësor në spital. I plagosur sipas policisë ka mbetur shtetasi Klevis Halili 30 vjeç, banues në Kamëz, ndërkohë që mbeten ende të paqarta rrethanat në të cilat është zhvilluar ngjarja.