SHKODER- Koordinatori i PS për Shkodrën, Ditmir Bushati është gjendur në mes të kritikave të të majtëve në këtë rreth. Ish kryetari i Partisë Socialiste në Shkodër, Luan Heta e ka fajësuar ministrin për gjendjen aspak të mirë ku ndodhet kjo degë partie. Sakaq Bushati e ka kritikuar Hetën për punën dhe rezultatet e dobëta në drejtimin e degës së PSsë së Shkodrës. Ndërkohë që ky i fundit në kundërpërgjigje i ka thënë: “Punën e kam bërë më së miri”
Ndërkaq në debat është përfshirë edhe ish kryekomunari Mark Zhuri, i cili i ka thënë Bushatit të shikojë listën e emërimeve në administratë. “ Në administratë keni më shumë emërime të LSI dhe PD”, është shprehur ai.