Gruaja që u sulmua nga një ari 1 vit më parë teksa qëndronte në shtëpinë e saj, në fakt sipas rezultatit të autopsisë, ka humbur jetën nga një plumb pushke e shkrepur nga bashkëshorti i saj.
Zonja Huber ishte në shtëpi me bashkëshortin kur dëgjon qenin e saj të lehte pa pushim. Kur del jashtë për të parë çfarë kishte ndodhur, sheh një ari të madh që afrohej drejt saj. 42-vjeçarja futet menjëherë brenda me qenin e saj, por ariu hyn nga dritarja.
Burrë e grua largohen me të shpejtë, drejtohen për nga makinat e tyre, por ariu ndjek nga pas zonjën Huber. Pikërisht në këtë moment bashkëshorti i saj kthehet të marrë pushkën dhe qëllon në drejtim të ariut, duke vrarë gabimisht të shoqen.