John Kay është gazetar i “Financial Times” dhe së fundmi i ka dedikuar një artikull raportit që njerëzit ndërtojnë mes lumturisë dhe qytetit ku jetojnë. Referuar një raporti të OKB-së për vendet më të lumtura në botë, ai thotë se lumturia nuk ka të bëjë gjithmonë me qytetin, sepse ndonjëherë qytetet më të zhvilluara rezultojnë më të mërzitshmet.
Zvicra është vendi më i lumtur në botë. Kjo është zyrtare. OKB ka publikuar raportin e tretë për Lumturinë e Botës që prej 2012 dhe Zvicra është në majë. Kjo jo vetëm sepse Zvicra është e pasur por ka edhe panoramën natyrore më të bukur në botë.
Ajo ka shmangur dëmet e dy luftërave europiane. Ti ndihesh tërësisht i sigurt në rrugë dhe po, treni mbërrin fiks në kohë.
Zvicra ndiqet me pak diferencë për nivelin e lumturisë nga Islanda, Danimarka. Norvergjia dhe sigurisht Kanadaja.
Por ka një tjetër fjalë përveç “lumturisë” që është marrë parasysh në renditjen e këtyre vendeve.
Kjo fjalë është: “e mërzitshme”.
“Mërzia kanadeze nuk është natyrale”, tha gazetari kanadez Jeet Heer. “Është diçka për të cilën ne punojmë, ushqehemi dhe shpërblehemi”.
Nuk ka standarte të pranuara ndërkombëtarisht për qytetet më të jetueshme në botë.
Jetueshmëria dhe lumturia janë koncepte komplekse. Vendet më të lumtura të identifikuara nga OKB janë ato të konformitetit mbytës, të përshkruara kështu nga autori danez Aksel Sandemose: “Aty nuk je për për të menduar se je ndonjë gjë e veçantë, nuk je për të menduar se do na mësosh neve ndonjë gjë”.
Ndaj jeta në vendet e palumtura si Siria, nuk është e mërzitshme. Megjithatë, ende “mërzia” nuk është e mjaftueshme. Siguria, higjena, transporti publik, janë faktorë që e bëjnë më të lehtë jetesën, janë të nevojshme për një jetë të plotësuar, ndonëse nuk janë të mjaftueshmë për jetën.
Ja pse shumë të rinj nga Melburni ose Toronto shkojnë në Londër ose New York, në kërkim të kënaqësisë dhe kreativitetit, më shumë se sanë kërkim të një qyteti të jetueshëm. Ata ndjekin ëndrrat, mundësitë, jo lehtësirat materiale.
Studimet më intriguese mbi përcaktuesit e lumturisë janë ato të psikologut Mihaly Csikszentmihalyi.
“Momentet në të cilat njerëzit janë të lumtur, janë ato kur njerëzit “fluturojnë”, kur ata janë përfshirë në një punë sfiduese dhe e bëjnë atë mirë”, thotë psikologu.
Për shumë njerëz, të rritësh fëmijët, të ndjekësh pasionet, të luash lojën e preferuar është lumturia më e madhe.
Pra njerëz, jeta e mirë është më shumë se sa uji i pastër dhe trenat që mbërrijnë në kohë.
Marrë nga “Financial Times”
Përktheu Opinion.al