TIRANE- Klajdi Gjeci, personi që u rrëmbye mbrëmjen e sotme nuk është një emër i panjohur për policinë por edhe për qytetarët. Ai është bërë shpesh pesonazh i kronikës së zezë. Burimet thonë se ai është mik i Emiljano Shullazit por edhe Elvis Gacajt, personit që u shpëtoi atentatin tek Lulishte 1 Maji, por mbeten të vrarë 3 miqtë e tij, pak muaj më parë. Elvis Gacaj ka qenë i akuzuar për plagosje, për armë pa leje dhe për shpërndarje droge.