Pushimet e festave të fundvitit e kanë gjetur presidentin Barack Obama sërish në aktivitet. Por këtë herë larg aktivitetit politik dhe shtetëror. Obama ka vendosur të merret me aktivitet sportiv.
Ai ndodhet në Havai me familjen e tij nga ku morri pjesë në një turne golfi të titulluar “Mid Pacific Country Club”.
Të pranishmit vunë re një saktësi në gjuajtjen prej një largësie 12 metrash. Ata u mahnitën duke thirrur: “Çfarë gjuajtje!”