TIRANE- Amerika edhe një herë sot përmes ambasadorit të saj në vendin tonë na ka treguar se kush dënohet në Shqipëri dhe kush po përfiton nga ky sistem i korruotuar. Duke folur në tryezën për “Reformën në Drejtësi dhe të drejtat e grave”, ambasadori Donald Lu tha se drejtësia blihet si “mall” nga politikanët dhe të pasurit, ndërsa ata që janë viktimat e këtij sistemi janë të varfrit.
“Fakti pse me intereson kaq shumë reforma në drejtësi, dhe sidomos për të drejtat e grave, pasi i referohem një rasti në Shqipërisë. Bëhet fjalë për një grua që e kishte dhunuar burri, dhe pas vuajtjeve iu drejtua gjykatës për t’u larguar nga burri e për të mbrojtur fëmijët. Por në Gjykatë u përball me më shumë vuajtje. Gjykatat vendosi që burrit , që ishte një kriminel që ushtronte dhunë ndaj gruas, t’i linte gjithë pasurinë dhe kujdestarinë e fëmijëve. Kjo ndodhi vetëm për shkak të korrupsionit. Në një sistem të korruptuar, viktimat janë gratë, politikanët dhe të pasurit e blejnë drejtësinë. Dhe të varfrit janë viktima. Sa herë kemi dëgjuar që
u vidhen të drejtat grave në Shqipëri nga gjyqtarë të paaftë dhe të korruptuar”. Kështu u shpreh ambasadori i SHBA, duke shtuar se gratë janë më të prekur nga padrejtësia.
“Propozimi aktual për reformën në drejtësi po u jep njerëzve shpresën se ndryshimi po vjen. Ekspertë tanë nga SHBA dhe BE u përfshinë aktivisht në çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe nga propozimet e mëparshme nevojitet një mekanizëm për të larguar gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë. Ky sistem i ri do të largojë nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Korrupsioni mbush xhepat me para të pista”, vijoi akuzat ambasadori amerikan Donald Lu.