Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka replikuar me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pas fjalës së këtij të fundit në kuvend, për ulje të çmimit të ilaçeve, duke pohuar se shqiptarët kanë paguar 100 milionë dollarë më pak për ilaçet.
Vokshi i është përgjigjur Beqajt duke i thënë se ai duhet t’u bëjë dhuratë shqiptarëve dorëheqjen e tij.