Partia Demokratike paraqiti sot një projektrezolutë për heqjen e dekoratave për drejtuesit e sistemit komunist, por ajo do të shqyrtohet me procedurë normale në Kuvend.
– Rezolutës së Parlamentit Europian mbi Ndërgjegjen Europiane e Totalitarizmin (2009)
– Deklaratës mbi Krimet e Komunizmit (2010),
– legjislacionit të miratuar për dënimin e krimeve të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit në Shqipëri;
- Në vijim të rezolutës së tij “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri (2006)
- Duke riafirmuar dënimin e tij të plotë dhe pa ekuivoke të regjimit totalitar komunist të ngritur nga Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij;
- Duke konsideruar mbi bazën e dokumentave ndërkombëtarë dhe legjislacionit shqiptar se krimet e komunizmit përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe ndjekja e dënimi i tyre nuk parashkruhen;
- Duke vlerësuar se zhvillimet politike dhe shoqërore të 25 viteve të tranzicionit kanë penguar nxjerrjen e plotë të të vërtetës mbi këto krime dhe dënimin e ideatorëve, organizatorëve dhe zbatuesve të drejtpërdrejtë në aparatin represiv të regjimit komunist, në zbatim të parimeve dhe angazhime ndërkombëtare që dënojnë krimet e komunizmit;
- Duke shprehur shqetësimin serioz për ringjalljen e simboleve dhe figurave të diktaturës totalitare komuniste në Shqipëri bazuar në një nxitje dhe dakordësi shtetërore të manifestuar me veprime aktive apo inkurajim të ringjalljes dhe shfaqjes së tyre në publik, edhe pse akte të tilla janë të dënueshme nga dokumentat
ndërkombëtarë të cituar në këtë deklaratë;
- Duke vlerësuar lart kontriburtin në luftën nacional çlirimtare të vetëranëve të luftës por që në të njëjtën kohë individë pjesëmarrës të asaj lufte që kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist nuk mund të përfitojnë nga vlerësimi për luftën dhe as duhet të njollosin vlerat dhe sakrificat e popullit në luftë;
- Duke çmuar se dekorimi apo dhënia nga organet shtetërore e medaljeve për hierarkët e lartë të regjimit komunist, bashkëpunëtorëve të tyre, zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe të çdo organi represiv të regjimit komunist që kanë kryer krime duke torturuar, vrarë e persekutuar persona të
pafajshëm është jo vetëm në shkelje të parimeve dhe angazhimeve europiane për dënimin e komunizmit, zhdukjes së pasojave të tij dhe rehabilitimit të viktimave, por edhe një provokim i rëndë i ndërgjegjes shoqërore;
- Duke çmuar se përfitimi i privilegjeve apo i trajtimit të diferencuar, përfshirë ai financiar, nga persona që kanë kryer krime kundër njerëzimit në kuadër të regjimit komunist është i papranueshëm;
- Kuvendi do të hartojë dhe miratojë legjislacionin e nevojshëm për anulimin e çdo dekorate, medaljeje apo akti tjetër vlerësues të individëve që kanë kryer krime kundër njerëzimit në kuadër të regjimit komunist si dhe të përcaktojë procedura të qarta për parandalimin e dekorimit të tyre në të ardhmen;
- Kuvendi do të miratojë legjislacion e nevojshëm për shfuqizimin e çdo përfitimi apo privilegji financiar për këta individë përfshirë pensionet shtesë apo të posaçme për shkak të statusit të veteranit apo të çdo natyre tjetër. Pensionet e këtyre personave nuk mund të jenë në asnjë rast më të larta se pensioni që përftojnë
viktimat e persekutimit komunist. Legjislacioni i hartuar në kuadër të pikës 10 dhe të kësaj pike, do të përcaktojë organin kompetent dhe procedura efikase për përmbushjen e detyrimeve të vëna nga kjo rezolutë dhe legjislacioni përkatës;
- Kuvendi do ta miratojë legjislacionin e parashikuar në pikat 10 dhe 11 të kësaj rezolute, brenda datës 20 shkurt, në kuadër të 25 vjetorit të rrëzimit të simbolit të komunizmit, shtatores së diktatorit Enver Hoxha. Kuvendi do të ngrejë një komision për paraqitjen në seancë pë miratim të një raporti të detajuar mbi
aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi si dhe projektligjeve
të nevojshme për zbatimin e pikave 10 dhe 11 të kësaj rezolute;
- Kuvendi nxit qeverinë që të rrisë fondet dhe përpjekjet për zbulimin e krimeve të komunizmit, autorëve të tyre dhe rehabilitimin e vitimave të tyre