Nga darka e djeshme me gazetaret femra, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka mbajtur një fjalim, ku ndër të tjera është shprehur edhe mbi punën e qeverisë që drejton bashkëshorti i saj.
Linda Rama e pranon se ka plot arsye për të kritikuar qeverinë shqiptare, edhe kur është fjala për të edukuar shoqërinë me sensin e të drejtës.
“Po ashtu, unë nuk mendoj se ka arsye për hezitim nga cdo protagonist publik, për tu pozicionuar jo vetëm kur është fjala për të akuzuar me të drejtë, po edhe kur është fjala për të edukuar njerëzit me sensin e të drejtës. Për shembull, ka plot arsye për ta kritikuar këtë qeveri , ka thënë Linda Rama