Qeveria i propozoi Kuvendit për miratim në seancën e fundit për vitin 2015 projektligjin për amnistinë, nga i cili pritet të përfitojnë 720 persona për vepra penale të dënueshme deri në 2 vjet burgim dhe që kanë marrë vendim të formës së prerë deri më 30 nëntor të këtij viti. Drafti iu prezantua komisionit të ligjeve nga ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.
Opozita dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkuan që të zgjerohet fasha e të amnistuarëve me përfshirjen edhe të personave që gjenden në qeli për vjedhje të energjisë.
Kjo pritet të jetë amnistia e tretë që prej vitit 2012. Projektligji do te kalojë në Kuvend dhe me miratimin e tij, do të lehtësohet edhe problemi i mbipopullimit të burgjeve, ku aktualisht vuajnë dënimin rreth 800 persona më shumë se kapaciteti.