Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biznes dhe Gjeopolitikë: Beteja globale për naftën

2015/12/18 at 10:22 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Informaliteti, 59 perqind e bizneseve të medha nuk paguajnë

Nga Daniel Yergin


SHBA do të heqë ndalimin e eksporteve të veta. Irani u bën thirrje fqinjëve arabë që të ulin prodhimin. Megjithatë, në të njëjtën kohë përgatitet që të rrisë prodhimet e veta. Prodhuesit e vendeve arabe të Gjirit nuk duan t’i lënë vend Iranit. Kjo betejë për naftën përbën edhe një luftë gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Në muajt e fundit, Rusia, prodhuesi më i madh i naftës në botë, ka pritur një sërë vizitorësh të nivelit të lartë nga vendet e Gjirit… Çfarë po ndodh?

__________________

Si do të duket tregu global i naftës në vitin 2016? Ky vit po mbyllet me industrinë në trazirë. Çmimi i naftës po luhatet mes 30 dhe 40 dollarëve, ofertat po përmbytin tregun, SHBA është në prag të dhënies fund të ndalimit të eksporteve që zgjat prej disa dekadash, dhe rivalitetet gjeopolitike vazhdojnë të mbjellin pasiguri. Heqja e ndalimit të eksporteve nga ana e SHBA me shumë gjasë do të jetë pjesë e ligjit që Kongresi po kalon këtë javë, një ligj që Shtëpia e Bardhë është e prirur ta firmosë.

Ky hap i rëndësishëm reflekton realitetin e ri në tregun botëror të naftës: revolucioni i shtresave argjilore dhe impakti i tij në tregjet globale. Ndonëse do të dukej e pamendueshme vetëm pak vite më parë, tashmë SHBA është rrugës për t’u bërë një prej tre prodhuesve më të mëdhenj të naftës, bashkë me Rusinë dhe Arabinë Saudite.

Fundi i ndalimit të eksporteve, një “mbetje” e viteve 1970, do të ndihmojë për të eleminuar uljet e naftës brut që vjen nga jashtë dhe që ka dëmtuar prej vitesh prodhuesit amerikanë. Por ka shumë pak gjasa që të rriten çmimet në stacionet e karburantit, për arsye se në SHBA, çmimet e naftës janë të lidhur me çmimet globalë të naftës brut dhe jo ata vendas.

Mes mbrojtësve të heqjes së ndalimit të eksporteve kanë qenë BE dhe Japonia. Nuk është se ata presin që vëllimi i eksporteve amerikane të jetë i lartë, por më shumë që këta eksporte të diversifikojnë tregun global, e si pasojë të kontribuojnë për sigurinë energjetike. Nëse ndalimi i eksporteve do të kishte vazhduar, BE do të kishte këmbëngulur që të ishte një prej çështjeve kyçe në negociatat për marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA.

Qëndrimi në fuqi i ndalimit do të kishte lënë gjithashtu pa përgjigje një pyetje të bërë nga Senatorja Liza Murkovski, e Komisionit të Energjisë në Senat: “Përse të heqim sanksionet ndaj Iranit, si pjesë e marrëveshjes bërthamore, dhe të lëmë në fuqi “sanksionet” për eksportet e naftës amerikane”?

Me çmimet rreth 35USD për fuçi, vendet e Gjirit, të udhëhequra nga Arabia Saudite, vazhdojnë të thonë se do të shqyrtonin mundësinë e uljes së prodhimit, por vetëm nëse të tjerët bëjnë të njëjtën gjë. Shumë pak shenja ka, që kjo të ndodhë. Venezuela, një prej vendeve themeluese të OPEC-ut, është krejtësisht kundër strategjisë së ndarjes së tregut dhe “çirret” për ulje të prodhimit. Por duket se po i flet murit. Qeveria socialiste e presidentit Maduro, e cila humbi në zgjedhjet parlamentare të këtij muaji kryesisht për shkak të keqmenaxhimit ekonomik, nuk ka aftësi të bëjë shkurtime.

Irani u bën thirrje fqinjëve arabë që të ulin prodhimin. Megjithatë, në të njëjtën kohë përgatitet që të rrisë prodhimet e veta, sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të hiqen sanksionet, ndoshta në muajt e ardhshëm. Prodhuesit e vendeve arabe të Gjirit, me siguri nuk duan të ulin prodhimin e tyre, për t’i lënë vend Iranit, me të cilin po luftojnë atë që e shohin si një luftë përmes të tretëve, në Jemen. Kjo nxjerr në pah një tjetër pikë kritike: që kjo betejë për naftën përbën edhe një luftë gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Në muajt e fundit, Rusia, prodhuesi më i madh i naftës në botë, ka pritur një sërë vizitorësh të nivelit të lartë nga vendet e Gjirit. Nuk ka dyshim që nafta ka qenë një temë bisede, megjithëse Rusia ka përsëritur vazhdimisht se nuk do ta ulë prodhimin. Ka më shumë gjasa që këta udhëtime të reflektojnë një riekuilibrim gjeopolitik, me anë të ndërtimit të lidhjeve të reja me Rusinë.

Vendet e Gjirit po reagojnë ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin – dhe atë që e shohin si përmirësim të marrëdhënieve mes SHBA dhe rivalit të tyre. Ata e shohin Iranin si një vend që po bën përpjekje për të qenë fuqi rajonale, dhe që në ndërkohë, po i rrethon ata. Për vendet e Gjirit, lufta në Jemen ka për qëllim që të pengojë Iranin për të krijuar një protektorat në kufirin jugor të Arabisë Saudite.

Ndryshe nga sa ndodh në Arabinë Saudite dhe Rusi, prodhimi në SHBA po bie. Mes vitit 2008 dhe prillit të këtij viti, SHBA shtoi 4.6 milionë fuçi në ditë – duke e dyfishuar prodhimin. Por me naftën tani nën 40 dollarë për fuçi, prodhuesit e kanë të vështirë të përshtaten dhe në disa raste, edhe të mbijetojnë. Prodhimi po bie me 400 000 fuçi në ditë që nga prilli. Dhe duket se prodhimi në SHBA do të jetë mesatarisht afro 8.8 milionë fuçi në ditë në 2016, nga 9.3 milionë që ishte në 2015.

Kërkesa globale për naftë po rritet. Rritja ekonomike në mbarë botën gjatë 2015 ishte sa dyfishi i 2014. Ndërkohë që ka shkaqe specifike për rënien e çmimit të naftës, ai është pjesë edhe e rënies së përgjithshme të çmimeve nëpër ekonominë globale. Indeksi i Çmimeve Materiale ka rënë me 55% që nga korriku 2014. Faktori vendimtar është ngadalësimi i ekonomisë kineze, e cila ka qenë shtytësja kryesore e superciklit në çmimet e mallrave, bashkë me ngadalësimin e përgjithshëm në rritjen ekonomike globale si dhe kapacitetin e tepërt të prodhimit.

Pritshmëritë për rritjen e çmimeve të naftës në të ardhmen kanë rënë, për shkak të inventarëve të mëdhenj globalë, që në një pikë do të derdhen sërish në treg. Por pyetja më e rëndësishme për vitin 2016 është: Kur do të rriten eksportet e Iranit? Dhe sa? Teherani është i vendosur të lëvizë shpejt.

“Përgjegjësia jonë e vetme është të rifitojmë pjesën tonë të tregut, jo të mbrojmë çmimet”, ka deklaruar Ministri i Naftës i Iranit, Bijan Zanganeh. “Eshtë e drejta jonë të rikthehemi në nivelin e prodhimit që kemi patur historikisht”.

Kjo rritje do të ndodhë vetëm pas ‘ditës së zbatimit” të marrëveshjes bërthamore. Presidenti iranian po përpiqet të sigurojë votën përpara zgjedhjeve parlamentare në shkurt, për t’u treguar votuesve se qeveria e tij mund të japë rezultate konkrete që do e përmirësojnë ekonominë. Heqja e sanksioneve për eksportet iraniane, nëse ndodh, do të thotë ofertë edhe më e lartë si dhe një fazë e re në luftën për tregun botëror të naftës. Eshtë një betejë që do të formësohet nga çmimet – dhe nga rivalitetet gjeopolitike nëpër të gjithë Gjirin.

/The Wall Street Journal/ www.bota.al/



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
Para
Bëni jetë sedentare? Kryeni këto veprime të shpëtoni nga mbipesha e diabeti

Bëni jetë sedentare? Kryeni këto veprime të shpëtoni nga mbipesha e diabeti

Rihanna promovon nudo albumin e ri

Rihanna promovon nudo albumin e ri

Bllofi i policisë, Franca sjell të dënuarin për vrasje, arratiset në Rinas

Arratisja nga Rinasi, policia ndryshon version, efektivët morën para

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
21 Qershor, 2025

Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të...

Lexo më shumë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com