Një nga gjyqtarët që do të gjykojë në ndeshjet e Kampionatit Europian Francë 2016, midis 18 të tillëve, do të jetë edhe Martin Atkinson, arbitri i cili gjykoi ndeshjen Serbi-Shqipëri, i vetmi i cili nuk i dëgjoi dhe nuk i pa aktet e dhunës në stadium. A do të jetë anglezi Atkinson një nga gjyqtarët që do të gjykojë ndeshjet e Shqipërisë? Kjo mbetet për tu parë në momentin që do të përcaktohen gjyqtarët e ndeshjeve, edhe pse për shqiptarët do të ishte mirë të shmangej një përballje e tillë.