Shpesh në fundjavë këngëtarët tanë udhëtojnë jashtë vendit për koncerte. Genta Ismajli, ka pasur koncert në Zvicër në javën e parë të dhjetorit, i cili nuk ka shkuar shumë mirë. Në kthim nga Zvicra në Kosovë, aeroplani me të cilin po udhëtonte Genta Ismajli, për shkak të motit të keq, nuk ka mundur të ndalojë në Prishtinë duke rrezikuar
kështu jetën e pasagjerëve, të cilët duket se janë tmerruar deri në
momentin që kanë prekur tokën.
Ja si e rrëfen këtë moment pasagjeri dhe njëkohësisht gazetari i
njohur kosovar, Milaim Zeka, i cili pasi gjithçka ka shkuar mirë, ka
përdorur edhe ironi apo humor:
“Rallë jam frikësuar sikur sot. Pas një vikendi pune në Zvicër, me ftesë të Fondacionit nga Kosova Lindore (Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc), pas pritjes e mbrëmjes së paharruar,
pas takimeve me miq të mi nga Zvicra, Gjermania e Sllovenia, së bashku me Emën, ora 5 e 30 e mëngjesit, u nisëm për në aeroportin e Zurichu-t.
Aty takova shumë bashkatdhetarë. Pime kafe me Hajrushin e Shkurte
Fejzën. Pak më tutje u përqafuam me Genta Ismajlin. Kur hopa, ia
mbërriti Hashim Thaçi me Petrit Selimin. Nuk u përshëndetëm, thjesht mos
me e prishë ritmin e mëngjesit. Kur u ngjitëm në ajër, po i thosha gocës që fluturimi do shkojë për mrekulli. E para se në avion ishin nja 20 vjehrra, ku nuset ishin lutur
që të mos zbrisnin shëndoshë. E dyta, populli shqiptar nuk ka bërë aq gjynahe që me humb liderin e vet, Hashim Thaçin, e sidomos të madhin Petrit Selimin.
Dhe e treta, e dija që nuk jam njeri me kaq fat për me vdek afër
Genta Ismajlit. Pas një rruge tepër të mundimshme, pas shumë tentimesh
për zbritje në Prishtinë, u lëshuam në Shkup. Hasha me Petritin dolën,
ndërsa neve na mbajtën edhe nja një orë brenda në avion. Po më në fund,
shyqyr që nuk vdiqën vjehrrat. Shyqyr që na shpëtuan liderët e kombit,
edhe shyqyr që unë edhe Genta bashkë me Emën, erdhëm në Prishtinë’’, me
anë të këtij rrëfimi Milaim Zeka ka treguar përjetimin që ka pasur në
rrugën ajrore nga Zurihu deri në Prishtinë/ Panorama