Propaganda e ISIS tejkalon çdo ditë e më shumë kufijtë.
Së fundmi, disa foto tronditëse kanë bërë xhiron e botës. Në to shfaqen fëmijë me armë vdekjeprurëse në dorë.
Fotot e publikuara nga “Daily Mail” tregojnë se si fëmijët mbajnë në duar armë të rrezikshme dhe rrethohen nga municione e granata.
Reagimet kanë qënë të forta dhe kritikët e kanë cilësuar këtë një propagandë të sëmurë e të hidhur.
Ekspertët e terrorizmit thonë se “indokrinimi i fëmijëve me fanatizmat e ISIS nuk është vetëm mënyra e re dhe e lehtë për të indokrinuar, por edhe për të prodhuar gjeneratat e reja të ISIS.