TIRANË- Paralelisht me hetimin në Ministrisë e Shëndetësisë, Prokuroria ka kërkuar informacione në QKR edhe për kompanitë që kanë fituar këto koncensione. Shkresa i është drejtuar Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit, të cilës i kërkohet informacion i detajuar në lidhje me kompanitë fituese të koncesioneve.
Prokuroria do të shqyrtojë histrorikun e këtyre kompanive, si janë krijuar dhe nese kanë eksperienca të mëparshme në fushën e shendetesise.
Pas mbërritjes së këtyre informacione shqyrtimit të dokumentacionit hetimi pritet të kalojë në një tjetër faze. Nëse grupi hetimor verifikon shkelje ligjore në prokurori do të thirren për t’u pyetur të gjithë zyrtarët që mbajnë përgjegjsi për per koncesionet.
Zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme sqaroi per televizionin Klan se hetimet kane nisur me iniciativë pas denoncimeve në media se disa nga keto koncesione janë dhënë në kundërshtim me ligjin.