MOSKË- Shefi i Shtabit të Ushtrisë Valery Gerasimov ka deklaruar gjatë një konference se “kemi plane për blerjen e 70100 aeroplanë cdo vit, më shumë se 120 helikopterë dhe deri në 30 nëndetëse, si dhe 600 automjete të blinduara në vit”.
Ai tha se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhvillimit të marinës dhe Forcat Ajrore për të siguruar interesin strategjik të Rusisë. Sipas zyrtarit, “Programi shtetëror për armatime që shtrihen deri në 2021 do të rrisë pjesën e armëve moderne dhe pajisjeve ushtarake në jo më pak se 70%”.
Programi aktual për armatime shtetërore për 20112020 është fokusuar në prioritetet e tilla si forca strategjike bërthamore, inteligjencën dhe pajisjet e komunikimit.