Përballja që kërkohej të shmangej ndodhi. Shqipëria do të luajë me Zvicrën në finalet e Europianit. Në fushë do të jenë më shumë se 11 shqiptarë, pasi janë disa lojtarët me origjinë shqiptare që luajnë me kundërshtarin.
Një nga gazetat më të rëndësishme në Zvicër, “Blick” kërkon që kjo ndeshje të kthehet në festë. Interesant është fakti që në këtë takim do të përballen dy vëllezërit Xhaka, Taulanti me Shqipërinë dhe Graniti me Zvicrën.
Si tepër emocionuese e cilësoi edhe trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, pasi aty luajnë edhe Shaqiri, Behrami, Xhemaili, Kasami dhe Mehmedi. Pikërisht Valon Berhami nuk i ka besuar syve kur pa që Shqipëria dhe Zvicra ishin në të njëjtin grup duke postuar njw mesazh në rrjetet sociale. Si një ndeshje e parë kjo ka dyfish rëndësi.
Të dy skuadrat janë përballur në 6 raste të mëparshme ku Kuqezinjtë kanë barazuar vetëm në një rast në vitin 2002 dhe të tjerat janë humbje.
Tv Klan