Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njihuni me nënat shqiptare që lindën më shumë se 10 fëmijë

2015/12/09 at 8:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Njihuni me nënat shqiptare që lindën më shumë se 10 fëmijë

Këtu e disa dekada të më parë, sipas një dekreti të Kuvendit Popullor, u vendos t’u jepet titulli i nderit “Nënë Heroinë” nënave që kishin lindur shumë fëmijë dhe kishin arritje në punë.

Dhe, Tropoja është treva pararojë që ato vite, pra para ‘90-ës shënoi rekorde në pjellshmërinë e grave, ose natalitetit siç quhet ndryshe. Ishin shumë gra të cilat u shpallën “Nëna Heroina”, pasi sollën në jetë mbi 10 “kulisha”, fëmijë pra, ose carrokë, siç u thonë ndryshe nga Veriu.

Duke shfletuar shtypin lokal të kohës, lexojmë se vetëm në vitin 1988 9 gra tropojanë u shpallën

“Heronia”, pasi lindëm nga 10 deri në 12 fëmijë, siç ishin: Lulë Muslia, Ajman Muhametaj, Cymë Sadikaj, Aishe Lamaj, Feride Hoxha, Zade Sulaj, Zade Haklaj, Neslie Gjura dhe Mire Doshlani.

Po ashtu, titullin “Nëna Heroinë” e mori dhe Shkurtë Sadri Kokaj, motra e “Heroit të Popullit”, Ramë Sadria (Metaliaj).

Ka qënë i fortë ai brez nënash, pasi punonin tërë jetën punë krahu dhe kanë ngrënë bukë misri hibrid dhe turshi. Kush mbijetonte, jetonte gjatë. Janë këto rrëfime të vetë nënave me shumë fëmijë të shpallura “Nëna Heroinë”.

Ja historia e njërës prej tyre: “Një ditë pranvere po kullosnim bagëtinë dhe ishim bashkë disa çobanesha me dhi. Në mbrëmje, kur po bëheshim gati për t’u kthyer në fshat, unë u thashë shoqeve se kam për të ngarkuar dru, prandaj po bëj gati barrën aty matanë, në përrua, dhe u shkëputa prej tyre pasi nuk e ndieja veten mirë dhe kisha dhimbje. Pas pak, në muzg, kur dhitë kishin nisur rrugën e kthimit për fshat e shoqet e mia i ndiqnin nga prapa, unë isha pas tyre. Ato u shtangën kur më panë mua drungërkuar dhe me djalin e sapolindur të mbështjellur në shaminë dhe setren time. “A është i bukur?”,- u thashë. “Sapo e linda te shpella e Kaponit…”

Tani që ato janë plakur, e disa kanë ikur nga kjo botë, por me pasardhës një dyzinë pinjollësh, po t’i pyesësh për vështirësitë e rritjes së fëmijëve, ato nuk pranojnë të flasin gjatë, por thellë ofshajnë dhe mërmërisin diçka në gjuhë që nuk u kupton asgjë.

”Zgjohesha në orën pesë të mëngjesit, kujton njëra prej tyre, bëja punët e shtëpisë, ushqeja me bukë të 10 fëmijët e në ora 7 pa një çerek paraqitesha në punë.”

Traditat e lindjes së shumë fëmijëve ka vazhduar edhe pas viteve 90-të. Nënë Zadja për shembull, heroina e pashpallur, e denjë edhe për në librin e rekordeve Guinness, nga fshati Rosujë i Bujanit, fshat që njihet sidomos për virgjinat, gratë që shndërrohen në burra, ka lindur e rritur 14 fëmijë; apo Lina nga Nikaj Merturi 12 fëmijë, etj.

Sot, mbase për nuset e reja këto ngjajnë si përralla.

Por duhet të dijnë se një komb që nuk ripërtërin sojin e vet, është i shuar. Malësorët e malësoret, edhe me këtë vetëdijetë lartë atdhetare kanë sjellë në jetë kaq shumë fëmijë, ndonëse në 50 vite kjo vetëdije u bë me pahir dhe pak ideologjike, duke shtuar dhe partinë./ Tesheshi.com

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Tension mes deputetëve demokratë dhe shefit të komisariatit

Tension mes deputetëve demokratë dhe shefit të komisariatit

Si të ushqeheni për të patur një gjumë të mirë

Si të ushqeheni për të patur një gjumë të mirë

Protestuesi i arrestuar akuzon policinë për dhunë

Protestuesi i arrestuar akuzon policinë për dhunë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com