LONDËR- Laburisti britanik, Jeremy Corbyn ka habitur të gjithë të pranishmit kur në një festë që organizohej për Krishtilindjet zgjedh të citojë fjalë nga diktatori Enver Hoxha. Ligjërata e tij ka rënë në sy të mediave të huaja që e sjellin këtë si rast flagrant.
Corbyn e quajti Hoxhën një “sundimtar të ditëve të vështira”. Ai më tej citoi fraza nga Enveri kur thoshte “kyë vit do të jetë më i ashpër se viti i kaluar”.
“Corbyn citon Enver Hoxhën, diktatorin që besohet se ka burgosur, torturuar e ekzekutuar të paktën 100,000 shqiptarë”, shkruajnë mediat e huaja.
Nuk dimë nëse është e rastësishme apo jo por deklaratat e laburistit britanik vijnë pikërisht më 8 Dhjetor, ditën kur shqiptarët përkujtuan, Ditën e Rinisë, 25 vjetorin e rënies së komunizmit