Ndeshja Tirana-Partizani e luajtur në mesditë në Stadiumin “Selman Stërmasi”, përpos lojës së vakët nga të dyja ekipet në fushë, ka dhuruar edhe një pamje aspak të këndshme në përfundim të derbit. Përplasja e policisë me tifozët e Partizanit, ka shtyrë këta të fundit që të thyejnë stolat e zonës ku ishin vendosur. Ky dëmtim është dënuar edhe nga drejtori i stadiumit Saimir Shehri, i cili i kërkon Klubit Partizani të dëmshpërblejë dëmin e kryer.