TIRANE0 Prokuroria ka zbardhur shkeljet e kompanisë Tea Construcion & Petrol dhe personave të arrestuar te përfshirë në skandalin e futjes se 4.4 milion litra naft virxhin në treg, pa u përpunuar më parë në rafinerinë e Ballshit.
Sipas prokurorisë kompania ka bërë 6 shkelje. Nga deklarimet e punonjësve të ARMOS dhe shënimet e mbajtura nga kjo shoqëri, eshte vertetuar se nafta e nxjerrë nga Mëzes në gusht të vitit 2014 nuk shkoi asnjëherë në depozitat e Ballshit. Në këto depozita rezulton se nuk është hedhur naftë që nga viti 2013.
Është zbuluar se kontrata e qirasë mes kompanisë Tea Oil dhe Armo për depozitat, është fiktive.
Po kështu, Drejtuesit e kompanisë Tea Oil kanë përpiluar të dhëna të rreme në lidhje me trasportin e produktit, pasi në 6 ditë janë shkarkuar 257 autobote, gjë që është e pamundur.
Tea Oil nuk ka lënë garnaci paratë e akcizës në momentin e lëvizjes së mallit, sic kërkohet nga legjislacioni shqiptar.
Prokuroria thotë se ka faktuar se ish –nëndrejtoresha e përgjithshme e doganave, Lula Njebza ka komuniuar plot 32 herë në telefon Adrian Xhillarin, administratorin e Tea Oil, ndonëse ajo ka mohuar të ketë njohje me të gjatë marrjes në pyetje.
Alfred Bushi ish-shefi I akcizës ka thënë se nuk ka patur dijeni për lëvizjen e mallit dhe nuk ka vefirikuar evidencat e derguar nga Tea Oil për periufdhën gush-dhjetor 2014.
Syrja Misiraj doganier akcize, edhe ky në burg, deklaron se pavarësisht se ka firmosur procesverbale për lëvizjen e naftes nuk i mban mend rrethanat e mbajtjes së tij.
Ndërsa Adrian Alikaj ka deklaruar se ai e ka mbajtur procesverbalin pasi ia ka kërkuar eprori i tij, Alfred Bushi. 5 zyrtarët e doganave që gjenden në burg dhe dy të tjerë në arrest shtëpie pritet të dalin të martën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Kompania Tea Oil ka përfituar mbi 2 milonë euro vetëm nga shmangia e akcizës me kontrabandimin e naftës.