Pas publikimit në mdia të fotografive të Florit mbuluar në gjak, pas sulmit të mbrëmshëm nga Stine, vjen reagimi i kolegëve artistë.
Në FB e saj, Besa e ka cilësuar si turp, daljen e fotove dhe publikimin e tyre në media.
“Së pari, nuk është aspak etike për ata policë që kanë publikuar këto fotografi të bëra si prova për institucionet e jo për telenovela mediatike!”.
“Së dyti, tituj të ndërtuar në këtë mënyrë nxisin dhe glorifikojnë dhunën! Dhuna është injorancë, mungesë civilizimi! Dhuna nuk ka vend në art! TURP!”, ka shkruar Besa në Facebook.